Panorama Sport (Albania)

Karabeci drekë me Ze Marian, Halili kërkon gjashtë pikë

Mbledhje me ekipin në hotel, flitet për problemet në grup, por ka sërish kritika

- OLSI AVDIAJ

brëmja e së martës ka qenë sërish mbledhje për Tiranën, ku presidenti Refik Halili i ka kërkuar haptazi kthesën e ekipit. Madje, ai nuk ka ngurruar t’u thotë lojtarëve që kanë detyrim ndaj tij dhe Tiranës. Kushti është i thjeshtë: lojtarët duhet të marrin gjashtë pikë në dy ndeshjet e radhës, atë me Kastriotin (objektiv i arritur) dhe kundër Laçit të dielën, që skuadra bardheblu të shpëtojë nga sikletet. Kështu, në mbrëmjen para Kastriotit, presidenti i bardhebluv­e ka bërë një vizitë në grumbullim. Në fillim ka qenë presidenti, i cili ka folur. Ai i ka kërkuar ekipit që të bëjë të pamundurën të ndryshojë situatën. “Shoh një skuadër me dy formacione. Është e pamundur të kemi kaq pikë dhe të mos fitojmë takime”, ka thënë në fillim Halili. Presidenti ka kritikuar jo pak lojtarët, të cilët duhet të impenjohen më shumë se çfarë kanë bërë këto kohë. Halili u ka kujtuar futbollist­ëve që janë ndoshta skuadra më e paguar dhe nuk ka përse të mos kenë rezultate. Pasi i ka dhënë përkrahjen e radhës trajnerit Ze Maria, duke i dhënë një tjetër shans, Halili ka pranuar se mbetej i hidhëruar që skuadra e humbi derbin, me një lojë shumë të keqe. Presidenti i Tiranës i kërkoi ekipit në mënyrë ultimative, që të fitonin të paktën dy takimet e radhës, atë me Kastriotin dhe Laçin. Sipas tij, këto dy ndeshje janë vendimtare, pasi janë edhe më të arritshme nga ekipi. Halili ka diskutuar gjatë me disa nga lojtarët për shqetësime­t në ekip. Nuk kanë qëndruar pa folur edhe disa nga titullarët e skuadrës si Lika dhe kapiteni Karabeci, i cili, në një farë mënyre, pranoi se ndihej fajtor, për shkak të problemati­kës me trajnerin Ze Maria. Presidenti ka përkrahur stafin teknik dhe sportiv, që, sipas tij, kanë bërë punë të mirë dhe u ka kujtuar lojtarëve që duhet ta meritojnë fanellën e Tiranës. Për të është shumë e thjeshtë të vendosë gjoba, por, sipas tij, kjo formë nuk është normale për një ekip futbolli dhe ai vetë nuk i preferon ndëshkimet. Shkurt, ekipi e ka në dorë. Duhet t’i plotësojë kushtin Refik Halilit. Të marrë gjashtë pikë në dy ndeshje, që të shpëtojnë nga kritikat e presidenti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania