Panorama Sport (Albania)

Higuain e Kutrone çojnë Milanin në “parajsë”

20-vjeçari me dopietë dhe “El Pipita” përmbysin grekët në 9 minuta

- REJNOLD BAKALLI

D ihej që Olimpikosi nuk do të zbarkonte në “San Siro” për turizëm dhe për 70 minuta “Djalli” e kuptoi në kurrizin e tij. Skuadra e Gatuzos u duk se do t’i kthehej krizës, por me forcë dhe kthjelltës­i diti të përmbysë një sfidë që paraqitej si rruga drejt ferrit. Nëntë minuta për të përmbysur dizavantaz­hin prej një goli dhe për të uzurpuar kreun e Grupit F. 3-1 për Milanin në “San Siro” dhe fitorja e dytë në katër ditë. Gatuzo mund të nisë të shijojë sukseset e një skuadre jo vetëm të talentuar, por edhe kompakte e me personalit­et.

Shënon 9- a tjetër — Me mbështetje­n e “vetëm” 22 mijë tifozëve, kuqezinjtë e nisin mirë sfidën teksa Bonaventur­a sheh t’i anulohet një gol nga Kastijeho. Spanjolli shtyn në rrjetë një top që po i drejtohej portës, por pozicioni jashtë loje i mohon avantazhin Milanit. Gëzimi i parë është për miqtë, të cilët në minutën e 14-të gjejnë golin me Guerreron, numri 9 i Olimpiakos­it që “peshkohet” në zonë nga Kutris. Zapata bën spektatori­n dhe grekët festojnë rrjetën.

Gatuzo reagon duke rreshtuar të tijtë me 4- 4- 2, ku Bonaventur­a zbret në krah ndërsa Kastijeho bëhet partner sulmi i Higuainit. Ekipi gjallërohe­t,

por Higuain shpërdoron një rast të pastër duke mos stopuar dot topin. Ai që rrezikon portën mike është Zapata, por goditja e kolumbiani­t përfundon mbi traversë.

Shkundje — Në pjesën e dytë, Rino mendon seriozisht për sulmuesin e dytë, atë të vërtetin.

Zëvendësim­i i dyfishtë shkund ekipin, me Kutronen (në vend të Kastijehos) që i jep më peshë sulmit, ndërsa Çalhanoglu bën atë që nuk arriti të bënte Bonaventur­a. Suso dhe Rodrigez shërbejnë dy herë Kutronen, por nuk thonë kot “e treta e vërteta”, me bomberin e ri që dërgon në rrjetë një krosim të saktë të zviceranit. Djaloshi përsëritet pas nëntë minutash, për golin e tretë kuqezi, kur në shërbim të tij vihet Çalhanoglu. Në mes, goli i Higuain, ku asistuesi mban përsëri fanellën me numër 10 të Milanit.

EUROPIPITA — Pikërisht

rrjeta e argjentina­sit përmbys sfidën. Pasimi i Çalhangolu­së është i përpiktë, por driblimi i argjentina­sit ndaj Sise meriton duartrokit­je. Goli i katërt sezonal bëhet gjithashtu i katërti radhazi për “El Pipitën”. Gjithmonë e më shumë në qendër të kuqezinjve, 31- vjeçari bëhet

edhe më i nevojshëm në momentet kritike, madje duke arritur deri aty sa t’i “vjedhë” një goditje dënimi Susos. Mision i kryer, sidomos me dëmtimin që e ndaloi disa ndeshje dhe festë poshtë tifozërisë ultras së Milanit. Rikthimi i Gonzalos nuk mund të kishte qenë më pozitiv.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania