Panorama Sport (Albania)

Lojtarët e Besës nuk përmbahen, elozhe për Begenë

-

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon duket se verdhezinj­të janë më koshientë se kurrë në atë çfarë kërkojnë. Trajneri Begeja ka ditur më mirë se kushdo të fusë në grup jo vetëm konkurrenc­ën, por të krijojë dhe ruajë harmoninë aq të domosdoshm­e për një ekip. Ky duket të jetë ndër të veçantat e Besës këtë sezon. Njëri ndër lojtarët më me përvojë, Denis Biba, e pohon këtë fakt. “Ndryshe nga vitet e tjera, trajneri Begeja ka arritur të bindë këdo nga ne se luan ai që e meriton. Se do ketë zëvendësim­e taktike, se të gjithë jemi të barabartë në fushë apo stol. Askujt nuk i mbetet qejfi apo të reagojë, pasi trajneri Begeja i thotë gjërat hapur para të gjithëve. Secili prej nesh i njeh mundësitë e veta dhe është po aq koshient se meriton të marrë atë që jep në stërvitje dhe lojë. Thënë me dy fjalë, në grup ekziston një mirëkuptim dhe harmoni për t’u pasur zili. Do ta quaja një ndër armët tona më të forta, pikërisht këtë mënyrë trajtimi nga stafi për këdo, duke i dhënë çfarë meriton dhe duke ia thënë në sy përballë ekipit”, tha Biba. Ndërkohë që Besën e pret një transfertë e vështirë, teksa në fundjavë do të luajë në Orikum përballë skuadrës vendëse që ka befasuar, duke pasur 7 pikë, aq sa edhe Besa. “Nuk besoj se para startit dikush ta mendonte se pas javës së katërt Orikumi debutues në Kategorinë e Parë do linte pas Bylisin, Apoloninë, Lushnjën, Tomorin dhe të tjera. A nuk është ky shembulli ideal i asaj çfarë ka deklaruar Begeja se në grupin B nuk ka asnjë ekip të lehtë? Thënë kjo, jemi koshientë se na pret një transfertë e vështirë. Kjo, për një arsye më shumë sepse kundërshta­rët motivohen dyfish kur luajnë ndaj një ekipi me emër si Besa. Këtë presim edhe nga Orikumi dhe po përgatisim ndeshjen me qetësi e larg euforisë që jemi kryesues”, u shpreh Biba në prononcimi­n e tij. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania