Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, sherr në stërvitje

Mbrojtësi guineas: Më goditi me bërryl dhe reagova, por i kërkoj falje publikisht

- PRENG GJIKOLA

ërplasje lojtarësh te Besëlidhja. Gjatë se ancës stërvitore të së mërkurës, mbrojtësi guineas Oliver Dore është përfshirë në një përplasje fizike me shokun e skuadrës, Armando Dollani. Gjithçka ka ndodhur gjatë një dyluftimi mes tyre, ndërsa Dore ka reaguar ashpër duke e shtyrë shokun e skuadrës. Presidenti Gjoka Noka e ka pezulluar duke e detyruar që ta ndjekë stërvitjen nga tribuna.

Dore

Në një prononcim ekskluziv për gazetën “Panorama Sport”, Dore tregon gjithçka ndodhi gjatë atij incidenti dhe i kërkon falje publike Dollanit. “Incidenti fizik me shokun tim Armando Dollani ndodhi krejt rastësisht gjatë një përplasjej­e për topin duke më goditur me dy bërrylat, aq sa më shkaktoi dhimbje të fortë. Në këto rrethana kundërvepr­ova për ta larguar nga kontakti me trupin tim dhe pa dashur dora ime e goditi te goja. Unë nuk kisha aspak ndërmend që ta godisja, por vetëm që ta largoja nga vetja, por nga nervat e çastit e shtyva më shumë se duhej dhe për këtë kam gabuar rëndë. Gjithçka që ka ndodhur atë ditë në stërvitje ka qenë krejt pa dashur dhe për këtë jam i gatshëm që t’i kërkoj falje Dollanit. Të gjithë ata që ishin duke na ndjekur atë ditë, si ata në pankinë, ashtu edhe ata nga shkallët e stadiumit e kanë parë skenën dhe besoj se edhe ata janë të qartë që ky ishte një veprim i çastit pa ndonjë tendencë. Me Dollanin unë jam njohur shumë herët, që në Kavajë, madje kemi banuar në një shtëpi”, tregon ngjarjen guineasi.

Pezullimi

Më tej, ai flet për pezullimin që i ka bërë presidenti, ndërsa i kërkon falje Dollanit. “Për momentin, presidenti ka marrë masë duke më përjashtua­r nga stërvitja, por besoj se edhe ai e ka marrë vendimin në gjendje nervozizmi. Trajneri Ndriçim Kashami e di se e dënon atë veprim dhe të gjitha veprimet antsportiv­e të kujtdo qoftë, ndaj e mirëkuptoj. Unë e di se trajneri nuk është i lumtur për largimin tim, besoj për momentin në këtë mënyrë, ai më njeh shumë mirë dhe unë e njoh atë, ai nuk i duron dhe as toleron veprime të tilla. Veprimi nuk ishte i drejtë nga ana ime, ndaj është i dënueshëm, ndonëse unë vetëm kundërvepr­ova, nuk isha protagonis­t në incident, ndaj për këtë jam i mërzitur. Jam i gatshëm që t’i kërkoj falje, përveç Dollanit, edhe skuadrës dhe stafit, pasi veprimi im është i dënueshëm dhe një shembull i keq për të rinjtë”, përfundoi prononcimi­n e tij Dore.

 ??  ?? Oliver Dore, mbrojtësi 21-vjeçar i Besëlidhje­s
Oliver Dore, mbrojtësi 21-vjeçar i Besëlidhje­s
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania