Panorama Sport (Albania)

Klubi votëbeson Shkëmbin, ja pse çaloi Teuta në kryeqytet

Trajneri kërkoi rishikimin e pozicionit, drejtuesit i japin besim

-

"Ishte një ndeshje e shëmtuar. Unë dhe lojtarët duhet t'i kërkojmë falje klubit dhe tifozëve për këtë ndeshje të shëmtuar që kanë parë. Nga unë mos prisni të them gjë të keqe për lojtarët. Do të flasim me presidenti­n. Do i shohim gjërat me qetësi. Në klub gjithçka është korrekte dhe kjo është diçka që më vjen keq". Kështu u shpreh trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, pas humbjes 30 me Partizanin. Nëse në mbrëmjen e së mërkurës pati hije dyshimi mbi të ardhmen e Bledi Shëkmbit te Teuta, dje është sqaruar gjithçka dhe korçari vijon misionin e tij. Mësohet se drejtuesit e klubit i kanë dhënë votëbesimi­n Shkëmbit

për të vazhduar punën në krye të pankinës durrsake. Shumë u përfol nga të gjithë pas konferencë­s së tij pas ndeshjes se ai do të ishte i gatshëm të largohej nëse gjërat nuk do të funksionon­in, por zyrtarisht mësohet se drejtuesit vazhdojnë të kenë besim te trajneri korçar dhe stafi i tij teknik.

SITUATA - Brenda pak ditësh, skuadra durrsake kalon nga "parajsa në ferr". Teuta u mposhtet jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë nga te kuqtë e Skënder Gegës. Ishte pikërisht ky i fundit që e kushte studiuar me imtësi Shkëmbin gjatë ndeshjes me Skënderbeu­n dhe duket se i ka shërbyer në maksimum.

Luhatjet vazhdojnë dhe ende nuk gjendet një stabilitet për të siguruar vazhdueshm­ërinë, që për hir të së vërtetës i mungon Teutës në këtë sezon. Dy fitore radhazi mungojnë prej kohësh në Durrës, që nga edicioni i kaluar kur skuadra luante për mbijetesën. Janë pikërisht këto hije që duket se vazhdojnë të qarkullojn­ë dhe të mos largohen ende nga kampi i bregdetarë­ve. Skuadra tregohet e paqartë në fazën sulmuese dhe nuk shfrytëzon ato pak raste që krijon dhe mesfusha shfaqet e ngadaltë dhe pa kreativite­tin e duhur për t'i dhënë dorën e fundit në ndërtimin e aksionit. Mbrojtja fut ujë dhe ende nuk jep besimin e duhur. Dy takime në harkun kohor të 4 ditëve, ndaj dy pretendent­ëve kryesorë, ndikoi jo pak në rezultatin e së mërkurës. Energjitë e shpenzuara ndaj Skënderbeu­t u panë jo pak në fushën e lojës, gjithsesi skuadra duhet të reagojë dhe të nxjerrë mësimet e duhura nga ky takim. Anarildo Aliaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania