Panorama Sport (Albania)

Tr. i Kukësit Cungu: Lojtarët u vunë në presion, meritonim barazim

-

Armando Cungu është i qetë dhe korrekt në deklaratën e tij pas ndeshjes. Trajneri i Kukësit analizon paraqitjen e të tijve, duke ndarë momentet e mira, ku ishin superiorë ndaj kundërshta­rit, por edhe ato më të dobëta dhe momentet që lëshuan, duke u dhënë shanse korçarëve. Me shumë korrektësi pranon penalltinë, porse për "SuperSport" tha se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë.

NDESHJA - "Kishim ardhur për një rezultat pozitiv, duke menduar edhe fitoren. Duke parë dhe momentin e mirë të skuadrës, na lind ideja që të synonim fitoren. E nisëm mirë lojën, po qarkulloni­m topin dhe tentuam ta mbanim nën presion kundërshta­rin, por një pakujdesi në një goditje nga këndi nga krahu ynë, ku Skënderbeu arriti të na rrezikojë më Muzakën, ku edhe pretenduan në një rast për 11metërsh ndikoi. Aty pashë ekipin që hyri nën presion dhe natyrshëm që kundërshta­ri mori aspekt psikologji­k shumë të madh mbështetur edhe nga tifozëria. Duhet kuptuar që Kukësi është një ekip i ri, me lojtarë të rinj, të cilët luanin për herë të parë në derbi të tillë dhe në nivele të tilla psikologji­ke në ndeshje kaq të rëndësishm­e. Me sa duket, nuk arritën që ta mbanin këtë presion psikologji­k. Gabuam shumë në dy-tri pika, ndërsa në pjesën e dytë ishte shumë më e mirë se kundërshta­ri. E mbajtëm në gjysmëfush­ën e vet dhe krijuam situata. Patëm mundësi për barazim, por nuk ia arritëm. Barazimi do ishte rezultati më i drejtë". PENALLTIA - "Është evidente, ishte penallti".

GOLI - "Vendosja nuk ishte e keqe. Kam frikë se jemi ngjeshur shumë në mbrojtje dhe kanë qëndruar shumë afër mbrojtësit me njëri-tjetrin. Edhe Çyrbja duhet të bënte një sforco të vogël për t'i dalë para Gripshit, që ishte i vetëm. E kam parandier dhe kam ulëritur nga pankina, por nuk kam arritur të ndryshoj diçka në atë moment. Janë diferenca dhe gjëra të vogla në futboll, që kushtojnë rëndë". HUMBJA NDAJ SKËNDERBEU­T - "Është vetëm një ndeshje, janë edhe tri kundër tyre dhe nuk mund të themi që mbaroi kampionati këtu e Korça është shpallur kampion. Përveç ndryshimev­e që kanë ndodhur, jemi penalizuar jo pak nga Musolli dhe nga Rumbullaku. Në mesin e fushës kemi bërë lëvizje të detyruara prej mbipopulli­mit me lojtarë të huaj. Italianët thonë një fjalë "dolce", e ne jemi pak "dolce" dhe duhet të jemi pak më shumë agresivë në mesfushë", tha Cungu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania