Panorama Sport (Albania)

Takaj "Ndeshjet pa tifozë janë vetëvrasje"

-

ArdjanTaka­j u gëzohet pikëve dhe lojës. Ai evidenton se skuadra e kërkoi më shumë fitoren dhe në ndryshim nga ndeshjet e tjera, këtë herë kishte si "bonus" tifozët. Ai theksoi se me një stadium të boshatisur, çdo ekip mund të bëjë "harakiri". "Skënderbeu ndryshon në emra, por mbetet fitimtar ndaj rivalëve më të fortë. Dhe është pikërisht kjo gjë që më pëlqen më shumë te ky ekip. Po të shikoni lojën, ishte shumë e bukur. Skënderbeu ishte po aty, e kërkoi fitoren, jo se në ndeshjet e tjera nuk e ka kërkuar, por duhet thënë që takimet që luhen pa tifozë janë vetëvrasje", kështu e nisi deklaratën e tij për "SuperSport" numri një i klubit korçar. Orges Shehi tregohet gjithnjë i matur dhe nuk e përmend kurrë termin "titull" dhe duket se në të njëjtën linjë është edhe presidenti. Ai u jep prioritet të rinjve dhe duket se në këtë formë kërkon që të shmangë presionin. "Ne kemi një ekip të ri, duhet të jemi me këmbë në tokë. Është formatuar komplet Skënderbeu. E rëndësishm­e është që ne të bëjmë lojëra të mira, dhe që ekipi është këtu, me djem të rinj që do të përmirësoh­en ditaditës. Kjo është e rëndësishm­e për ne, rezultatet pastaj do t'ia lëmë javës", tha "bosi" i korçarëve. Një "betejë" e rëndësishm­e për Skënderbeu­n dhe për drejtuesit është edhe KAS- i, megjithatë ai kërkon që fillimisht të shijojë fitoren me Kukësin, pasi ka ende kohë për të folur për gjyqin. "Do merremi një herë tjetër me atë, sot duhet të festojmë këtë fitore ndaj Kukësit", përfundoi Ardjan Takaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania