Panorama Sport (Albania)

Mesfushori Muzaka: Për fat, gabimi im nuk rezultoi dramatik

-

Penalltia e dytë e humbur në karrierën e tij me bluzën e Skënderbeu­t nuk rezultoi dramatike për Gjergji Muzakën, pasi ekipi morri fitoren dhe kjo ishte ajo që ka më shumë rëndësi për momentin. Mesfushori nuk është i shqetësuar për golin e humbur nga pika e bardhë, pasi fitorja ishte pikësynimi. Gjatë deklaratës së dhënë për "Panorama Sport", numri 17 i korçarëve tha se edhe penalltia e padhënë ishte. "Do të më vinte shumë keq nëse do të kishte kushtëzuar rezultatin ajo penallti e humbur prej meje. Por, për fat të mirë, nuk ndodhi kështu. Pjesën e parë duhet ta kishim mbyllur ndeshjen, pasi kishim trikatër raste të pastra, veç penalltisë dhe do të na vinte shumë keq nëse nuk do të merrnim pikët e plota sot (dje). Besoj që ishte fitore më se e merituar. Faktikisht, edhe rasti i parë ishte penallti, por ne nuk është se u mërzitëm. Vazhduam ashtu siç e nisëm, nuk e ulëm ritmin, nuk ngelëm tek ai episod. Krijuam raste dhe normalisht fitoren e merituam. Në pjesën e dytë nuk është se patëm rënie. Kundërshta­ri filloi të luante me topa të gjatë dhe ne si ekip detyrimish­t që do të zbrisnim disi më poshtë për topin e dytë që mbrojtja të mos ishte në presion. Duhet të kishim bërë presing pak më lart, në momente të veçanta dhe kjo erdhi për shkak të ecurisë së lojës në minutat e fundit. Fitoret me rivalët na bëjnë mirë. Unë nuk jam tip që dëgjoj se çfarë thonë të tjerët para apo pas ndeshjeve, por mjafton që të ecim përpara dhe të marrim ndeshjet një e nga një. Ne kemi treguar që ndaj rivalëve jo vetëm kemi fituar, por edhe kemi dominuar. Besimi nuk na mungon. 7 pikë të lëna na shqetësojn­ë disi ,pasi kemi lënë pikë në ndeshje ku kemi zhvilluar lojë të mirë dhe shumë raste. Gjithsesi, ka ende kampionat përpara dhe duhet të jemi të përqendrua­r", përfundoi Muzaka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania