Panorama Sport (Albania)

Hënes, presion Kovaçit: Fajtor për rezultatet

“Nuk dua më rrotacion, na ka prishur ekuilibrat”

-

as tri ndeshjeve rresht pa fitore, situ ata te skuadra e Bajernit nuk është ajo më e mira. Por presidenti i skuadrës, Uli Hënes, mendon se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në këtë moment, ndoshta më i keqi në periudhën Kovaç. Por ai, gjithashtu, dha një ultimatum drejt trajnerit duke e paralajmër­uar atë. “Nëse rrotacioni i tij nuk do të sjellë rezultate, atëherë ai duhet të mbajë përgjegjës­i, janë prishur shumë ekuilibra në fushën e lojës”.

Siç e njohin të gjithë në Mynih, presidenti Uli Hënes është një njeri që flet me emocion dhe shpeshherë del nga vetja, duke humbur qetësinë.

Edhe pse në ditën pas ndeshjes, ai nuk doli përpara kamerave duke u vetëpërmba­jtur. Sigurisht, që loja e zhvilluar nga skuadra e tij ishte jo ajo që ai priste. Më shumë se loja zhgënjyese ishte rezultati ai që dhemb më shumë, aq më tepër kur vjen pas një humbjeje në kampionat. Një situatë që përjetohet rrallë në ambientin bavarez, që është mësuar gjithnjë duke fituar dhe dominuar kundërshta­rët. Por dje, Hënes theu heshtjen, duke folur para gazetarëve. “Nuk është situatë kaq dramatike”, u shpreh presidenti, teksa ndiqte një ndeshje të skuadrës së basketboll­it midis “Bayern-Vechta”. Më tej, ai vazhdon: “Jam disi i irrituar me ju gazetarët që një herë thoni që Bundesliga do të luhet këtë sezon për vendin e dytë dhe tani po flisni për krizë në skuadër. Personalis­ht, mendoj që asnjëra nga këto nuk qëndron dhe më pëlqen që skuadra të jetë midis këtyre të dyjave. E pranoj që për momentin kemi disa probleme në lojën tonë. Edhe pse është herët për të folur për një krizë, pasi ndodhemi vetëm në fillim të tetorit dhe kampionët e Gjermanisë kanë ditur edhe më parë të dalin nga këto situata të ngjashme. Loja jonë është disi e vakët, por kjo besoj që është normale pasi nuk mund t’i fitosh të gjitha ndeshjet”, vazhdoi presidenti. Në fakt, skuadra e drejtuar nga Niko Kovaç bëri një start perfekt deri në momentin kur barazoi me skuadrën e Augsburgut në shtëpi të martën e kaluar. Më parë, ata kishin fituar shtatë ndeshje rresht, duke filluar nga Superkupa dhe deri në Champions ndaj Benfikës. Në kërkim të identiteti­t Për të rigjetur edhe një herë ritmin e ndeshjeve të para, presidenti Hënes mendon se skuadra nuk do ta ketë të vësh-

tirë, pasi në përbërje ka lojtarë me shumë eksperienc­ë. “Mendoj që ritmi ra në ndeshjen ndaj Augsburgut dhe vazhdoi më pas në Berlin dhe sërish në Mynih ndaj Ajaksit. Kjo u kuptua edhe me tifozët që ishin në heshtje në 20 minutat e para, duke irrituar disi lojtarët në

fushën e lojës që kërkonin mbështetje­n tyre”. Edhe pse heshtja e ultrasve bavarezë kishte të bënte me një protestë ndaj klubit dhe jo me lojtarët. “Kjo sigurisht ndikoi keq në skuadër, nuk arritëm të futeshim kurrë në lojën tonë”, përfundoi Hënes. Ndeshja e

radhës do të jetë të shtunën ndaj Gladbahut, që renditet në katër vendet e para të Bundesligë­s, duke zhvilluar një fillimsezo­n shumë të mirë. Ata do të udhëtojnë në Mynih me objektivin për të ndalur bavarezët, të cilët renditen të dytët në kampionat pas Dortmundit që ka

marrë komandën. Skuadra e Favre ka rigjetur formën e mirë, kjo u pa edhe në ndeshjen e Champions-it ndaj Monakos, të mërkurën në mbrëmje. Rivaliteti me Bajernin tani ka filluar dhe Bundesliga mund të shijojë sërish dy sfida emocionues­e në kampionati­n gjerman.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania