Panorama Sport (Albania)

Flamurtari vuan, gjen Tiranën në turin e dytë

Daja: Pres ekip agresiv, është koha të ndryshojmë marshin

- ERMAL SIKA

lamurtari kalon me vuajtje turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Fitorja në fushën kundërshta­re ndaj Shkumbinit me rezultatin minimal 1- 0 në ndeshjen e parë ishte një siguri më shumë për vlonjatët, por nuk ishte parashikua­r aq e vështirë sfida e kthimit që u zhvillua dje kundër skuadrës që militon në Kategorinë e Dytë. Edhe këtë herë vendosi një gol i shënuar në limitin e takimit nga Emiljano Musta. Gjatë ndeshjes nuk munguan as momentet e tensionit, teksa trajneri lushnjar i Shkumbinit, Artan Bano, u nxor jashtë fushës në minutën e 24të pas një debati me gjyqtarin Dyrmishi. Trajneri Ilir Daja kishte hedhur në fushë një formacion me lojtarë të rinj, edhe pse në sulm luanin Torasa dhe Ribaj. Pjesa e parë ishte shumë monotone dhe pa raste për shënim. Flamurtari luante më shumë në mesfushë, ndërsa mungoi finalizimi i aksioneve. Edhe pjesa e dytë nuk do të shënonte ndonjë rast për t’u mbajtur mend, veç episodit të fundit. Pikërisht, në minu-

tat shtesë ishte Musta që shënoi edhe golin e avantazhit, pas një rrëmuje në zonën e Shkumbinit. Flamurtari kalon kështu turin e parë të Kupës së Shqipërisë, ndërsa në raundin tjetër do të përballet me Tiranën. Shorti i paracaktua­r në FSHF është treguar i egër që në këtë tur, me dy skuadra të cilat kanë synime madhore. Ndeshja e parë ndaj bardhebluv­e do të luhet në transfertë më 23 janar 2019. TRAJNERI

Në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes së djeshme, trajneri

Ilir Daja theksoi se nuk e diskutonte kualifikim­in, ndërsa komentoi edhe të rinjtë që u aktivizuan. “Nuk është se e kemi vendosur në dyshim kalimin, pavarësish­t se Shkumbini u mbrojt mirë në të dyja takimet. Patëm një rrotacion për t’u dhënë edhe minutazh lojtarëve të rinj dhe ishin pikërisht ata që e mbanin peshën e mbrojtjes. Luajti edhe Torasa, që i dhamë një minutazh të caktuar, pasi ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka kondicioni­n e duhur. Për Ribajn ishte ndeshja e parë që luan me grupin. Kemi një lojtar shumë të mirë 17- vjeçar si Rrapaj, që premton për të ardhmen. Në këtë takim vërtet shënuam në fund, por duke qenë se nga ndeshja e parë kishim një avantazh 10 dhe luanim në fushën tonë, bëmë disa ndryshime. Nuk mendoj se kishte ndonjë risk të madh”, u shpreh Daja për gazetën. Më pas, kreu i pankinës vlonjate komentoi ndeshjen e së shtunës për kampionat kundër Kastriotit në Vlorë. “Duhet ta përgatisim sa më mirë ndeshjen e kësaj jave me Kastriotin. Pavarësish­t se kundërshta­ri është pozicionua­r në fund të tabelës, këto ndeshje janë gjithmonë të vështira, pasi duhet që të shtohet motivimi në maksimum dhe të respektohe­t kundërshta­ri.

Jemi vetëm në startin e kampionati­t dhe nuk mund të thuash dot që një ekip është për lart dhe një ekip është për poshtë, por duhet që patjetër të shkojmë drejt fitores, pasi vijmë pas rezultatev­e jopozitive. Lojtarët e kanë të qartë se çfarë kërkojmë të gjithë bashkë. Duhet të ndërrojmë marshin, pra të kemi një ritëm tjetër në lojë. Të jemi pak më agresivë, por besoj që nuk ka ndonjë gjendje për t’u alarmuar”, përfundon Daja.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania