Kasano: Dua të sfidoj CR7, titulli i Juves deri në 2022
“Ronaldo do bëjë 40 gola, por Champions-in e fiton Mesi”
es vrapimeve, te nisit dhe peshave në palestër, Antonio Kasano po e mban veten në formë, në pritje të ofertës së duhur dhe mbi të gjitha "FantAntonio" nuk ndihet një ishlojtar: "Menaxheri im (Alesandro Moxhi) më ka gjetur shumë skuadra dhe e falënderoj, por i kam vënë shumë pengesa ndër këmbë që të mos më largojë nga familja". Parma është ëndrra e Kasanos, aq sa kur i përmendet ai pëshpërit "Ah sikur", por ndërkohë ai sheh futboll nga televizori dhe pasioni e transporton të japë gjykimin e tij për sfidën në distancë që do të kenë bomberat e këtij sezoni në Serinë A.
Kasano, mund të themi se me Ronaldon Juventusi e ka titullin në xhep?
Ky diskutim është i mbyllur, të paktën deri në vitin 2022.
Sa gola do të shënojë CR7?
Të paktën 40.
Merkato është ende e hapur. Kë shihni pas shpatullave të Juves?
Vetëm Interin.
Ronaldo tashmë është 33 vjeç dhe kushtoi 100 milionë. Kush ka fituar nga kjo marrëveshje sipas jush, Juventusi apo Reali?
Juventusi, sepse ka afruar lojtarin e dytë më të mirë në botë. Të dytin?
Më i forti mbetet Mesi. Por, "CR7" te Juventusi është një goditje madhështore dhe ai do t'u shpërblejë gjithçka bardhezinjve, qoftë në terma sportivë, ashtu sikurse në ato ekonomikë. Golat do t'i bëjë, rezultatet do të vijnë dhe ndërkohë do të numërojnë edhe milionat që do të sjellin nga shitja e bluzave apo bazave të tjera të marketingut që lidhen me Ronaldon. Prandaj e nënvizoj se nuk ishte thjesht një kontratë me leverdi, por një goditje madhështore.
Ju keni luajtur te Reali. Jeni i habitur që Ronaldos iu hap lehtë rruga për të kaluar te Juventusi?
Jo, sepse e njoh ambientin. Edhe për Florentino Perezin vlen vetë klubi, Reali. Kur erdhi momenti e shkarkuan edhe Ronaldon, por them për brazilianin, por edhe Bekhamin. Ndaj nuk habitem që i treguan derën edhe Ronaldos.
I keni paragjykuar lojtarët e Juventusit si "ushtarë". Ronaldon e shihni mirë në radhët e tyre?
Është i ndërtuar për Juven. Një jashtëtokësor nga pikëpamja fizike, e adhuron të punojë dhe nuk del kurrë nga shinat.
"CR7" dhe Alegri do të shkojnë mirë bashkë?
Po, sepse Maks është i jashtëzakonshëm në menaxhimin e kampionëve.
Por, a do të mjaftojë Ronaldo për Champions-in?
Juventusi nuk është favoritja. Për mua do ta fitojë Barcelona.
Në Serinë A mbërriti Ronaldo, ndërsa Higuain dhe Ikardi mbetën në Itali. Mbretërit e golave i keni tashmë...
Por, në Spanjë ndërkohë është Mesi...
Po, por që në Botëror zhgënjeu...
Turne i shëmtuar. Mesi është 31 vjeç dhe nuk ka pasur ende një skuadër të fortë rreth tij. Dhe ndeshjet nuk fitohen vetëm.
Të kthehemi në Itali. Si do e ndanit podiumin e golashënuesve të kampionatit të ardhshëm?
Ronaldo, Higuain dhe Xheko.
Po Ikardi?
I katërti.
Çfarë mendoni për transferimin e Higuainit te Milani?
Juventusi bëri një zgjedhje dhe duhet respektuar. Sipas meje Gonzalo mund të luante komod me Ronaldon, sepse është sozia e Benzemasë.
Ishte e drejtë të sakrifikoje Kaldarën në këtë operacion?
Bonuçi e njeh ambientin, Juventusi është shtëpia e tij dhe do i duhet për Champions-in. Kaldara do ta tregojë vlerën e tij në njëfarë niveli. Ndërkohë, nuk e shoh të lehtë bashkëpunimin në fushë mes Ronaldos dhe Dibalës.
Ikardi është jashtë treshes suaj. Përse? Dhe çfarë mendoni për Lautaro Martinezin?
Ikardi shënon dhe kjo është e rëndësishme. Por, shënon dhe kaq, nuk ndihmon. Për këtë arsye pëlqej Xhekon. Ndërsa për Lautaron, kam dëgjuar Auzilion që të theksojë se është një fenomen, por nuk jam i sigurt nëse Spaleti do të vendosë që të luajë së bashku me Ikardin.
Po për Mertensin çfarë mendoni?
Sarri i qepi një rol dhe e transformoi në një bomber. Të shohim se çfarë do të jetë i aftë të bëjë tashmë që trajneri ka lënë Napolin.
Po Kasano çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm?
Shpresoj që të jem në kohë për të luajtur kundër Ronaldos. Ndërkohë kam djalin tim Kristofer që imiton roveshatat e tij... Dhe të mendosh që fatmirësisht djalin e dytë të vogël e quajta Lionel, në nder të Mesit.