Panorama Sport (Albania)

Berisha si qendërmbro­jtës, kontrata bëhet pengesë

-

Tirana afroi Vincent Atingën për qendrën e mbrojtjes, megjithatë afrimet për këtë rol nuk do të mbyllen këtu. Veç ganezit, tashmë janë duke parë tregun shqiptar. Në krye të listës vazhdon të jetë Sedat Berisha, i cili është pjesë e Vllaznisë. Ai konsideroh­et i duhuri për të mbaruar punë me këtë sektor, megjithatë pengesë mbetet kontrata. Mësohet se shkupjani ka edhe për një vit marrëveshj­e me shkodranët. 25vjeçari, i cili ka luajtur edhe një ndeshje me përfaqësue­sen maqedonase, gjatë karrierës së tij ka luajtur me ekipe si Sloga Jugomagnat, Shkëndija e Tetovës, Metalurg Skopje dhe Fk Shkupi, ndërsa në 2015 pati edhe një përvojë të shkurtër te Bursaspor në Truqi, por pa marrë asnjë minutë. Ky "operacion" mund të konkretizo­hej vetëm nëse do dilte i lirë në treg. Kjo duket disi e vështirë, ndaj edhe përgjegjës­it e merkatos së bardhebluv­e po studiojnë variantet më të mira që kanë në tavolinë. Ende nuk ka asgjë konkrete, por në rastin më të keq, nëse nuk gjejnë të duhurin, atëherë në ditë të vështira për qendrën mund të shfrytëzoh­et edhe Eni Imami, i cili ka ardhur me statusin e "xholit" në kryeqytet. Bardheblut­ë, veç të huajve, me shumë interes janë duke parë tregun maqedonas dhe atë kosovar, duke qenë se lojtarët që vijnë nga këto vende llogariten si vendës në Shqipëri. Rregulli i "ekstrakomu­nitarëve" i ka kushtëzuar ndjeshëm, ndaj shpresojnë që Komiteti Ekzekutiv të vendosë që minimalish­t të lejohen 5 të tillë në fushë dhe jo 4. ka Tirana për qendrën e mbrojtjes, konkretish­t të afruarin Vincent Atinga, si

edhe Marvin Turtullin, Klisman Caken dhe Alvaro Bishajn, të cilët ishin pjesë e grupit edhe sezonin e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania