Panorama Sport (Albania)

“Tradhtia” e Maradonës: Brazili fiton Botërorin

"Nejmar është për të qeshur dhe për të qarë, Tite super"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Që Brazili është një nga favoritët për të fituar Botërorin, kjo nuk përbën lajm. Por e thënë nga legjenda e Argjentinë­s, Diego Armando Maradona, sigurisht që tërheq vëmendjen. Sepse ai ka zgjedhur rivalët e përjetshëm si skuadrën më të fortë dhe të organizuar të këtij kompeticio­ni. Por ai e ka harruar për një moment dualizmin e çmendur me Pelenë dhe flet i pandikuar nga ngjyrat e flamurit apo fanellës. I ftuar në emisionin "De La Mano del Diez", në kanalin venezuelia­n "Telesur", ai nuk fshihet pas fjalëve. "Ndeshja Brazil-Meksikë më argëtoi. E pashë 'Seleçaon' shumë solide dhe është skuadra më favorite për të fituar Botërorin. Më pëlqen shumë trajneri Tite, sepse di ta vendosë ekipin mjaft mirë në fushën e lojës. Sulmuesit brazilianë dhe katërshja në mbrojtje janë armë e fortë e këtij ekipi, dinë të lëvizin topin me qetësi, të sulmojnë të gjithë bashkë dhe të punojnë si

skuadër. Meksika donte të luante si kundër Gjermanisë, por nuk ia doli. Por atyre nuk ke çfarë t'u thuash sepse dhanë gjithçka në fushë", tha Maradona. Kompliment­e që vijnë në një kohë kur kombëtarja e tij dështoi në këtë

Botëror dhe ai u tregua i ashpër me Sampaolin. NEJMAR

Maradona dha një mendim në lidhje me Nejmarin dhe sjelljet e tij jashtë kontekstit të lojës së futbollit, simulimet dhe dëshirën për

të mos respektuar kundërshta­rët. "Nejmar duhet të vendosë nëse duhet të qajmë me të apo të qeshim. Sepse është gjithmonë në mes të kësaj historie. Në fillim kur e shkeli lojtari i Meksikës ishte për të qarë, pastaj kur e pamë

në përsëritje ishte për të qeshur. Ai moment ose ishte karton i verdhë për Lajun, ose për Nejmarin për simulim", vazhdoi më tej Maradona.

ARGJENTINA

I pyetur për stolin e kombëtares së Argjentinë­s, ai nuk e mohoi dëshirën për t'u rikthyer. Madje, thotë se këtë punë do ta bënte falas. "Shpresoj që Zoti të më japë forcë dhe një shans që të kthehem sërish të jem trajner. Sepse vitet kalojnë dhe nuk jam më i njëjti. Tani jam 57

vjeç dhe rikthimi në kombëtare do të ishte diçka e bukur. Argjentina nuk bëri një Botëror të mirë dhe kjo gjë më bëri të ndihesha keq. U shkatërrua­m me shumë lehtësi. Do të rikthehesh­a me dëshirë dhe ndoshta falas për të bërë këtë punë", tha Maradona. Kampioni i botës me Argjentinë­n shpërtheu kundër kombëtares së tij pas ndeshjeve të dobëta në grupe, por mbi të gjitha në fazën e 1/ 8- ave kundër Francës që humbi me rezultatin 4-3.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania