Laçi me sytë nga Nioni, Prenga: Shpresoj të shmangim Osijekun
Trajneri flet për shortin, objektivat, merkaton dhe përgatitjet
Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, ka komentuar kundërshtarët e mundshëm në Europë në shortin e sotëm. Në një prononcim për "Panorama Sport", tekniku shpreson që të shmangë skuadrën kroate të Osijekut, të cilën e njeh mirë, pasi ka punuar në këtë vend. Te kjo skuadër luan gjithashtu edhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda. "Ndarja e skuadrave për shortin e Ligës së Europës na ka vënë në një grup të vështirë, pasi të tillë janë të gjithë kundërshtarët e mundshëm për Laçin në këtë raund. Ndaj, është e vështirë të zgjedhësh në këtë rast. Personalisht, si trajner dhe njohës i futbollit kroat, nuk do të preferoja që përballë të kishim Osijekun, pasi është një kundërshtar me potencial dhe me lojtarë cilësorë në përbërje. Ndërsa si klub nuk do të preferonim transfertën e Kazakistanit Laçi nuk do të ketë më në të ardhmen shërbimet e mesfushorit brazilian, Maikon Eskerdës. Ky i fundit është larguar drejt vendit të tij me mbylljen e kampionatit dhe ka vendosur të mos rikthehet më te kurbinasit, edhe pse këta të fundit e kanë pritur për ta pasur të gatshëm në Kupat e Europës. Një gjë e tillë detyron drejtuesit që të veprojnë shpejt me përforcimet e merkatos.
ndaj Kairatit, për vetë distancën e largët dhe shpenzimet në këtë rast do të ishin më të mëdha. Gjithsesi, e kam një preferencë dhe shpresoj që shorti të na vërë përballë Sarajevos, pasi e shikoj si më të mundshmin për ne në të gjitha aspektet", ka thënë Prenga,
që prej ditësh është duke stërvitur bardhezinjtë, ku ka nisur një projekt që do të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm futbollistik.
Përgatitjet - Trajneri i sapoulur në stolin e Laçit ka komentuar edhe përgatitjet për ndeshjet europiane, pasi tani ka edhe një ide më të qartë për futbollistët që ka në përbërje. "Po mundohemi të bëjmë një punë sa më të mirë me grupin e lojtarëve që kemi në dispozicion, si dhe shpresojmë që në ditët në vijim të përforcohemi në ato reparte ku nuk jemi akoma të plotë. Pasi të njohim nesër (sot) kundërshtarin, do të fokusohemi më konkretisht te ndeshja e parë e Ligës së Europës", ka mbyllur Prenga. Merkatoja e Laçit është fokusuar kryesisht jashtë vendit, ku synohet të afrohen disa lojtarë cilësorë. I.Cara