Panorama Sport (Albania)

Blind, një “tulipan” për Interin

Zikaltrit provojnë goditjen me efekt, 15 milionë euro për mbrojtësin ekspert

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Interi duket se ka gjetur "çelësin" për të zgjidhur problemet në mbrojtje: një repart momentalis­ht "i plotë", por që do cilësohej "i blinduar" me një afrim të fundit. Klubi zikaltër dëshiron të ndreqë situatën e krahut të majtë, ku Dalbert nuk ka bindur. Sipas raportimit të djeshëm të "La Gazzetta dello Sport", janë hedhur hapat e parë për Dalej Blind, lojtarin e Mançester Junajtid, që mund të bëhet i dobishëm edhe si qendërmbro­jtës apo mesfushor. Zhoze Murinjos nuk i është bërë ende një ofertë, e megjithatë holandezi ka hyrë menjëherë në listën e merkatos. Për disa arsye: do mbulonte boshllëkun në të majtë, mund të përshtatet në role të tjerë e sepse kontrata me "Djajtë e Kuq" i skadon më 30 qershor 2019.

SONDAZHE

Interi, që për momentin ka biseduar vetëm me përfaqësue­sit e holandezit, sheh tek ai një lojtar të dobishëm e në veçanti një vlerë të shtuar për Champions- in. Ka eksperienc­ë ndërkombët­are me Holandën ( 52 paraqitje e 2 gola) dhe me klube ( 53 prezenca e 1 gol në total), por këtë sezon ka zhvilluar vetëm 17 ndeshje me Murinjon, edhe për shkak të dëmtimit në kavilje që e bllokoi për thuajse katër muaj. 9 marsin

e kaluar mbushi 28 vjeç, çka e bën një lojtar në pikun e karrierës së tij, për më tepër që do të ishte i arritshëm për "vetëm" 15 milionë euro. Në të majtë, Interi ka nevojë për një përforcim sepse Santon mund të bëhet rezervë e Danilo

D'Ambrozios në rast nevoje. Ndaj, ideja më e mirë është përforcimi në të majtë. Blind, ndërkaq, pritet të jetë sot pjesë e formacioni­t të Ronald Kuman, në miqësoren që "tulipanët" do luajnë kundër Italisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania