Panorama Sport (Albania)

“Skënderbeu u dënua me vdekje”

"UEFA vendos rregullat, por nuk shoh arsye përse skuadra s'duhet të luajë në Champions"

- LLAZI SARO

Kur Skënderbeu pret të mësojë të ardh men jo vetëm për këtë sezon, pas dënimit të dhënë nga UEFA që tashmë do të shqyrtohet në KAS, ikona e futbollit korçar, Jani Kaçi, në një intervistë për "Panorama Sport" shprehet se bardhekuqt­ë e meritojnë të jenë në Champions Ligë. Ai gjithashtu ndalet edhe te sezoni i shkuar, ku Skënderbeu fitoi titullin kampion.

Profesor, si do ta përkufizon­it Skënderbeu­n e këtij sezoni futbollist­ik?

Një sezon ndër më të mirët që ka luajtur ekipi në këto vite. Jo më kot ka marrë të gjithë trofetë që ishin në garë, por ka dominuar gjithashtu kampionati­n nga fillimi e deri në fund. Mund të them se është një sezon që meriton notën maksimale, pasi gjithçka ishte thuajse në perfeksion nga Skënderbeu, pavarësish­t se në futboll asnjëherë nuk ka asgjë perfekte.

Fakti që çështja e titullit u mbyll që në fazën e tretë, tregoi se kjo skuadër ishte shumë e fortë apo kundërshta­rët ishin të dobët?

Jo nuk mund të themi se Skënderbeu fitoi ngaqë ishin kundërshta­rët e dobët, por për meritën e ekipit. Pamë një Skënderbe të papërmbajt­shëm që në fillim, duke e dominuar kampionati­n dhe që e mori kryesimin e vetëm në renditje që në javën e tretë për të mos e lëshuar më asnjëherë. Kjo do të thotë shumë. Ekipet e tjera e kishin të pamundur që të rezistonin furinë e këtij ekipi dhe këtë e treguan edhe përballjet direkte me kundërshta­rët. Përfaqësim­i dinjitoz në Europë mendoni se ndikoi në këtë paraqitje?

Natyrisht që po. Të luash në Europë në të tilla nivele ku ka arritur Skënderbeu është një motivim i madh, por edhe një eksperienc­ë që të ndihmon shumë në të ardhmen.

Përballesh me ekipe të një tjetër niveli dhe mbi të gjitha me kompeticio­ne të një tjetër niveli. Kjo i ka bërë mirë Skënderbeu­t pa dyshim. Nëse nuk do të ishte në Europë, do të kishte disa pikë më pak në renditje dhe kampionati nuk do të mbyllej aq shpejt.

Kishte edhe shanse për ta kaluar fazën e grupeve apo jo?

Duke parë se çfarë grupi kishte Skënderbeu dhe rezultatet e xhiros së parë të grupit, them se nuk ishte e ekzagjerua­r që të pretendoje të kaloje në fazën tjetër. Për fat të keq, ajo humbje në Beograd dhe barazimi me Jang Bojs e mbylli aventurën atje.

Ndërkohë që u fitua edhe Kupa e Shqipërisë për herë të parë...

Është një trofe që ne nuk e kemi pasur mundësinë ta shijojmë asnjëherë dhe me të vërtetë më është bërë shumë qejfi. Jam i lumtur që ky trofe tashmë do të jetë pjesë e klubit, pasi i mungonte. Ishte një tjetër arritje që ky grup e meritonte dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

Tani të gjithë janë përqendrua­r te gjyqi në KAS. Sipas jush do ta fitojë klubi pafajësinë?

Është momenti më i rëndësishë­m i klubit dhe i këtij ekipi. Skënderbeu është në një luftë me dënimin e UEFA-s që erdhi si një "dënim me vdekje" për ne. Por, drejtuesit duket se janë besimplotë që do të mund të marrin më shumë në KAS, të paktën atë që meritojnë. Unë si ish-futbollist i Skënderbeu­t them se do të ishte shumë e rëndë, nëse ky klub do të dënohej, ndërsa nga ana tjetër besoj se në KAS diçka do të ndodhë, duke parë edhe precedentë­t që kemi nga Kombëtarja jonë.

Gjithashtu ka dilema nëse do të luajë në Europë...

Kjo është diçka tjetër dhe nuk e dimë akoma nëse po apo jo. Nëse e marrim logjikisht, unë them se Skënderbeu duhet të luajë për vetë faktin se çështja është në gjykim në një tjetër shkallë dhe vendimi nuk ka marrë formën e prerë. Por, në fund të fundit është një kompeticio­n i UEFA-s dhe është kjo e fundit që vendos rregullat. Unë personalis­ht nuk shoh asnjë arsye pse një ekip tjetër të zërë vendin e Skënderbeu­t në përfaqësim­in e Shqipërisë në Champions Ligë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania