Panorama Sport (Albania)

Lëv: Rrezikojmë, nuk e bën Merkel formacioni­n

Trajneri, batutë Merkelit: Nuk ma bën ajo formacioni­n

-

T rajneri i përfaqësue­ses gjermane, Joakim Lëv, ishte shumë i irrituar pas ndeshjes ndaj Austrisë ku skuadra e tij humbi me rezultatin 2-1. Pas një pjese të parë të dominuar nga "pancerat", skuadra u shpërfytyr­ua në 45 minutat e dyta duke pësuar jo vetëm dy gola, por edhe një paraqitje të dobët fizike. Mungesa e disa titullarëv­e, por edhe ngarkesa e madhe në stërvitje ndikoi negativish­t te skuadra. Lëv në konferencë­n e djeshme për shtyp në qendrën stërvitore në Epan iu përgjigj gazetarëve të pranishëm.

Sa ju mërzit humbja ndaj Austrisë?

Nuk jam shumë i mërzitur me humbjen, por me mënyrën sesi ajo erdhi. Fajësoj veten për këtë gjë, për mënyrën sesi luajti skuadra ndaj Austrisë.

Cili detaj ju shqetësoi më shumë?

Humbëm shumë topa që i kishim në zotërim. Pas pjesës së parë, skuadra pësoi një rënie dhe nuk arriti të ngrihej sërish. E risollëm Austrinë sërish në lojë. Në një ndeshje normale tonën, pasi kryesojmë me një gol, jemi në gjendje të detyrojmë kundërshta­rin të vrapojë. Por, mendoj që këtu ndikoi edhe lodhja e përgatitje­ve.

Pse ndodhi kjo?

Të gjithë ishin larg mundësive reale. Humbëm disa topa në një hark kohor shumë të shkurtër. Kështu, kundërshta­ri fitoi siguri dhe na sulmoi. Nuk shkoi ashtu siç e kishim planifikua­r.

Jeni të shqetësuar për Botërorin?

Do të mbaj shënim disa gjëra. Në dy javë skuadra do të jetë e përgatitur shumë ndryshe. Nuk do të qëndroj natën pa gjumë, mos kini merak. Por nëse luajmë kështu, nuk do të kemi asnjë shans në Rusi. Duhet

të punojmë më shumë, por nuk do të humbasim qetësinë, jemi të relaksuar.

Si ishin përshtypje­t për Nojerin?

Ishte një rikthim pozitiv. Ai reagoi shumë mirë në disa situata, ishte i shpejtë. Nuk mund ta dalloje që kishte munguar

prej kaq shumë muajsh.

Ndeshja rrezikoi të mos luhej prej motit të keq, si e përjetuat?

Nuk më zinte vendi. Një miqësore nuk ishte mjaftueshë­m për ne. Por nga ana tjetër nuk doja të rrezikoja që lojtarët të dëmtoheshi­n. Por

fusha u kthye në normalitet pas disa minutash dhe kjo më qetësoi.

Sot (dje) vjen kancelarja Merkel, do të keni kohë për analizën e ndeshjes?

Kancelarja nuk do të qëndrojë gjithë ditën me ne. Mendoj se ajo nuk do të rrijë më

shumë se dy ose tre orë. Fjalimet e saj për skuadrën i kam konsiderua­r gjithmonë motivuese dhe interesant­e. Jemi të gëzuar për vizitën e saj. Kemi kohë të mjaftueshm­e për të marrë vendimet tona. Kancelarja nuk do të na pengojë kurrsesi në këtë aspekt.

 ??  ?? Lotar Mateus ka qenë në Moskë ku ka prezantuar Kupën e Botës së bashku me kryetarin e Bashkisë së qytetit. Ikona gjermane është lojtari me më shumë ndeshje në përfaqësue­se
Lotar Mateus ka qenë në Moskë ku ka prezantuar Kupën e Botës së bashku me kryetarin e Bashkisë së qytetit. Ikona gjermane është lojtari me më shumë ndeshje në përfaqësue­se
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania