Panorama Sport (Albania)

Myler dhe Ozil në shtëpi, ja si ndryshon Gjermania

-

Gjermania po përgatitet për miqësoren e ditës së martë ndaj Brazilit. Ndeshja do të luhet në Berlin dhe pritet një interesim shumë i madh nga tifozët e "Pancerave". Pas një paraqitjej­e disi zhgënjyese ndaj Spanjës, tifozët presin një lojë më të mirë nga skuadra e tyre që është shumë larg paraqitjev­e të Botërorit të fundit ku u shpallën dhe kampionë për herë të katërt në historinë e tyre. Lëv duket se ka planifikua­r të çojë në shtëpi Ozil dhe Myler pasi kërkon t'i japë më shumë minuta Gyndoganit dhe Emre Kan, gjithashtu dhe Khedira nuk do të luajë, por do të jetë me skuadrën. Ndërkohë dhe Sane pritet të luajë nga minuta e parë në vend të Sebastian Drakslerit. Goretzka gjithashtu mund të luajë nga minuta e parë, pas hapësirës së lënë nga Myler dhe Ozil. Mesfushori i Shalkes, që do të jetë te Bajerni në sezonin e ardhshëm, do të provojë të luajë shanset e tij. Lojtari kërkon të bindë trajnerin në prag të kampionati­t botëror. Në sulm nuk pritet asnjë ndryshim. Lëv me shumë mundësi do t'i besojë sulmuesit të Lajpcigut, Timo Verner. Mario Gomesh dhe Sandro Vagner mund ta zëvendësoj­në atë gjatë ndeshjes, sulmuesi i Bajernit ka më shumë shanse se Gomesh që u fut në ndeshjen e fundit ndaj Spanjës për Vernerin. Gjithsesi, njëri midis Gomesh dhe Vagner do të duhet të qëndrojë në shtëpi për Botërorin, pasi Marko Rojs me siguri do të rikthehet në kombëtare, gjithmonë nëse nuk dëmtohet sërish. Ashtu siç ndodhi para 4 vitesh në prag të kampionati­t botëror që u zhvil-

lua në Brazil kur lojtari nuk udhëtoi me skuadrën pasi u dëmtua vetëm pak ditë para se ekipi të nisej për në Amerikën e Jugut. Por, Gjermania dhe pa sulmuesin arriti të triumfonte në Brazil, duke mundur Argjentinë­n në finale me rezultatin 1-0 me golin e Mario Gëces në kohën shtesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania