Panorama Sport (Albania)

Brazili për hakmarrje në Berlin, me kujtimin e 7-1

Miqësorja, “Seleçao” kërkon t’u kthejë reston gjermanëve

- Përgatiti: LEDIO NASE

Nuk kanë festuar ende si duhet fi toren 3-0 ndaj Rusisë, por në Brazil flitet vetëm për testin e radhës të "Seleçao"- s së Tites, ai i së martës 27 mars në Berlin, kundër Gjermanisë. Arsyeja: asnjë brazilian nuk mund ta harrojë atë që ndodhi në gjysmëfina­len e Botërorit të 2014-ës. Disfata 1-7 në Belo Horizonte u shndërrua në turpin më të madh kombëtar, në tragjedinë futbollist­ike që kurrë nuk do mund të fshihet nga kujtesa, aq sa në Brazil shprehja "Çdo ditë ka një 7-1" (së bashku me "Maracanazo", që rrjedh nga emri i stadiumit "Maracana" ku në 1950- ën përfaqësue­sja braziliane humbi finalen ndaj Uruguait) është kthyer në sinonim të katastrofa­ve politike e sociale.

Ndaj flitet vetëm për ndeshjen e Berlinit, ku nuk do të marrin pjesë nga gjermanët, Tomas Myler e Mesut Ozil: të përdorur mbrëmjen e ditës së premte në miqësoren ndaj Spanjës, trajneri Lëv ka vendosur t'i lërë jashtë angazhimit të radhës pasi "kanë nevojë të rifitojnë fuqitë: sezoni është i gjatë dhe stresues, do më duhen në qershor". Nga Brazili, në krahun tjetër, do mungojë, si pasojë e dëmtimit, Nejmar, pikërisht si në vitin 2014 në impiantin "Mineirao": Tite e ka cilësuar si të vetmin e pazëvendës­ueshëm të skuadrës së tij (por trajneri ka mbetur i kënaqur, pas sfidës ndaj formacioni­t rus, nga Duglas Kosta).

Pikërisht Myler, që në Belo Horizonte shënoi dy gola, ka thënë mendimin e tij: "Brazili është një vend i çmendur për futbollin dhe mund t'i imagjinoj pasojat që ka pasur ai rezultat. Por, mbi kundërshta­rët tanë pati shumë presion dhe ajo ndeshje është një kujtim që, mendoj, të humburit do e kenë përgjithmo­në. Nuk do flisja për hakmarrje, e megjithatë për ne ajo ndeshje ishte mbi të gjitha një etapë për t'u afruar me objektivin parësor: ndaj, sfida që nuk do fshijmë kurrë nga memoria është finalja e fituar (ndër të tjera) kundër Argjentinë­s (1-0, gol i Mario Gëces)". Kundër Brazilit do jetë Toni Kros, që në "Mineirao" shënoi po ashtu dy gola. Dhe mesfushori ka parashikua­r një tjetër rrjedhë krahasuar me 2014- ën: "'Seleçao' e sotme është më e fortë se ajo e Botërorit të fundit". Gjithçka, përfshi spektaklin, mbetet për t'u parë...

 ??  ?? Nga Brazil-Gjermani (1-7) e Botërorit 2014. Në foto, Tomas Myler feston njërin prej dy golave personalë
Nga Brazil-Gjermani (1-7) e Botërorit 2014. Në foto, Tomas Myler feston njërin prej dy golave personalë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania