Panorama Sport (Albania)

Dy gola të “çmendur” në Berat

rrjeta brenda sekondash, vendësit rikthehen te itorja as dis atës me iranën

- ERIS SYLYKU

Tomori ka bërë au tokritikën në javën e 12-të të Kategorisë së Parë, duke mposhtur Pogradecin me rezultatin e ngushtë 21 dhe përkohësis­ht ka kaluar në vendin e 4-të të klasifikim­it. 5endësit zhvilluan një ndeshje me ritëm të lartë, por që deri në fund i janë falur dy golave, me protagonis­t Mitraj dhe Hyseni, në minutën e 6-të dhe 17-të. Sakaq, miqtë barazuan përkohësis­ht me mbrojtësin Çerepi në minutën e 6-të, por që me kalimin e minutave e kanë pasur të pamundur të ruajnë rezultatin. Duhet thënë se asnjë prej këtyre dy skuadrave nuk ka më synime në këtë kampionat.

N E A

Loja ka nisur e shpejtë për të besuarit e teknikut Arbri që në minutën e 6-të kanë zhbllokuar rezultatin me anë të një aksioni mjaft të bukur. Çaço del zbuluar në krahë, ku avancon i vetëm dhe më pas shërben një top në brendësi të zonës për sulmuesin Mitraj që shënon dhe 1-0. Mirëpo, vetëm 40 sekonda më vonë do të vinte edhe goli i barazimit me anë të mbrojtësit Çerepi, i cili pas një krosimi nga goditja e dënimit nuk e ka pasur aspak të vështirë të mposhtë Kaloshin. Në minutën e 16të, Myzyri vertikaliz­on për Sharavolli­n, i cili do të shfaqej në një dyluftim me futbollist­in Hidri, ku e shmang me tepër zgjuarsi, por goditja e tij ka përfunduar pranë portës. 5etëm 4 minuta më vonë do të vinte edhe goli i avantazhit për beratasit që kësaj here mbante firmën e talentit Hyseni. Çaço gjen një korridor në brendësi për Hysenin, i cili godet saktë dhe topi përfundon në rrjetë. Në të 26-tën, Çekiçi do të sillte një rast të pastër për Pogradecin, ku goditja e tij përfundon fare pranë traversës. Sharavolli do të kundërpërg­jigjej në minutën e 44-të, teksa godet prirët me portën dhe topi përplaset fuqishëm në rrjetën e jashtme. Me përfundimi­n e pjesës së parë, niveli i lojës për beratasit pësoi një rënie drastike, teksa pothuajse në shumicën e minutave kanë qenë miqtë ata që kanë mena<huar lojën dhe njëkohësis­ht kanë krijuar raste, por pa rrezik. Një 4 - pikësh për Tomorin që është i pari në fazën e tretë. Kujtojmë që beratasit vinin pas humbjes 21 që kishin pësuar në Tiranë një javë më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania