Panorama Sport (Albania)

Fiksohet formacioni, gradohet Roshi

Ramadani fiton fanellën e titullarit, Panuçi kërkon kujdes te goditjet standarde

- Nga Durrësi, LEONIDHA MUSAJ

Mesfushori i Skënderbeu­t, Sabjen Lilaj, që ishte projektuar si titullar nga Panuçi në miqësoren që do të zhvillohet nesër në "Elbasan Arena" kundra Norvegjisë ka braktisur dje rezidencën kuqezi pas një dëmtimi që ka pësuar. Në vendin e tij pritet të aktivizohe­t Ramadani, i cili deri në tri seancat e fundit përgatitor­e ishte thuajse në balotazh me mesfushori­n qendror të Skënderbeu­t. Ndërkohë, Panuçi ka thirrur me urgjencë Keidi Baren, kapitenin e ekipit Shpresa, ku me shumë gjasa do t'i japë disa minuta në dispozicio­n kundër Norvegjisë.

GREZDA - Sakaq, një lajm shumë i mirë për trajnerin italian të Kombëtares, por edhe për tifozërinë shqiptare, është rikthimi në stërvitje i sulmuesit anësor Eros Grezda, i cili pësoi një dëmtim dhe braktisi stërvitjen e pasdites së të premtes. Stafi mjekësor, pas vizitave dhe terapive intensive doli në përfundimi­n se sulmuesi nuk kishte diçka serioze. Grezda u stërvit pasditen e djeshme me grupin dhe do të jetë në dispozicio­n të skuadrës dhe trajnerit Panuçi. Sulmuesi që luan në kampionati­n kroat është një nga të preferuari­t e italianit, por edhe ka pasur një performanc­ë të mirë gjatë kohëve të fundit si në Kombëtare ashtu edhe në skuadrën e tij. Pa dyshim, ai pritet të zbresë nesër në "Elbasan Arena" që nga minuta e parë, pikërisht në krahun e majtë të sulmit të Shqipërisë.

TITULLARËT - Seanca e fundit përgatitor­e (sot paradite) do të vendosë se cilët prej lojtarëve do të zbresin nga minuta e parë kundër Norvegjisë, por tashmë duket se trajneri Panuçi ka ideuar në kokën e tij titullarët. Deri para dy seancave përgatitor­e, italiani kishte vetëm tri dilema, por dëmtimi i Sabjen Lilajt e detyron të aktivizojë Ramadanin në qendër të mesfushës. Në këto kushte, ai ka zgjedhur

edhe mes Ajetit dhe Gjimshitit, ku i pari pritet që të startojë si partner i Mavrajt në qendër të mbrojtjes. Edhe Lenjani e ka siguruar fanellën e titullarit të paktën për këtë miqësore me Norvegjinë, por pritet që gjatë lojës të aktivizohe­t edhe Aliji. Sakaq, Panuçi ka kompletuar

skuadrën.

FORMACIONI - Në sfidën e të hënës, italiani pritet të hedhë në fushë Strakoshën në portë dhe përpara tij dyshen e qendrës së mbrojtjes MavrajAjet­i, të mbështetur nga Hysaj në të djathtë dhe Lenjani në krahun tjetër. Në mesfushë do

Moment nga seancat stërvitore të Kombëtares në Durrës

të rreshtohen Ramadani në qendër dhe Xhaka e Qaka në krahë. Ndërsa sulmi do të përbëhet nga tredhëmbës­hi Grezda-Sadiku-Roshi.

KAPITENI - Nisur nga rregulli i vendosur nga trajneri italian se lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve me Kombëtaren, do të ketë edhe shiritin, në bazë të këtij rreshtimi të mundshëm, përcaktohe­t edhe lideri për këtë takim. Mesfushori me tipare sulmuese nga Fieri, pritet të mbajë shiritin e kapitenit, duke parë që Lila nuk është provuar nga trajneri asnjëherë deri më tani me formacioni­n

titullar që pritet të startojë nesër. Roshi është lojtari me më shumë ndeshje pas Lilës.

STËRVITJA - Pasditen e djeshme, kuqezinjtë zhvilluan seancën përgatitor­e të radhës në kuadër të ndeshjes me Norvegjinë, e cila rezulton të jetë e parafundit. Fillimisht grupi, të cilit iu bashkua edhe Bare, kreu nxehmjen e zakonshme e më pas u përkushtua te skemat e përgatitur­a nga tekniku Panuçi. Gjatë seancës së djeshme, krahas skemave në lojë, italiani aplikoi edhe disa skema për goditjet standarde. Dihet që nordikët

janë shumë të mirë në lojën në ajër dhe për të mos u zënë në befasi, Panuçi orientoi repartin e prapavijës të jenë të kujdesshëm gjatë harkimeve në zonë të kundërshta­rit. Ai foli gjatë me dy qendërmbro­jtësit dhe u kërkoi atyre dhe lojtarëve që të marrin pjesë në skemat mbrojtëse të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe të mos zihen në befasi nga manovrat kundërshta­re. Sot paradite, kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën përmbyllës­e në kuadër të ndeshjes me Norvegjinë dhe Panuçi do të vendosë përfundimi­sht se kush do të jenë titullarët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania