Panorama Sport (Albania)

Italia, debuton Di Biaxho: E kam zili Argjentinë­n

Bufon i trembet Higuainit e Mesit: Të jemi të hekurt

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Luixhi Di Biaxho bën debutimin e tij në pankinën e Kombëtares së Italisë, sot në orën 20:45, në Londër, në stadiumin "Uembli", ku përballë do të kenë Argjentinë­n. Trajneri i "axurrëve" konfirmon idetë e testuara në stërvitje, por duke dëgjuar deklaratën e kolegut të tij Sampaoli, ndjen jo pak zili. "Për momentin nuk jam i emocionuar, sepse kam pasur mjaft punë, por ndoshta, pasi të zbres në fushë edhe mund të ndjej diçka ndryshe. Sfida me Argjentinë­n, edhe pse një miqësore, për mua do të jetë tepër e rëndësishm­e, për Italinë akoma më shumë, sepse duhet ta rinisim nga e para dhe të largojmë një njollë të errët që na rëndon. Do ta nisim me skemën 4-3-3, pres një skuadër të përqendrua­r dhe të uritur, që të mos ketë frikë nga ata që do të kemi përballë. Sampaoli lë jashtë Dibalën dhe Ikardin? E kam zili... Fakti që ka një luks të tepruar në zgjedhjet e tij, sidomos ato në sulm, ku neve na mungojnë, më bën që të mos ndihem shumë komod", u shpreh Di Biaxho.

XHIXHI BUFON - "E ardhmja është diçka që do ta mendoj në vazhdim dhe gjithsecil­i mund të krijojë idenë e tij në kokë. Unë do të vendos për timen dhe porsa i përket rikthimit tim në kombëtare, të gjithë e dinë të vërtetën. Vërtet jam 40 vjeç, por luaj ende për Juventusin dhe kjo nuk është pak". Xhanluixhi Bufon, portieri dhe kapiteni i Italisë duket disi i nervozuar në lidhje me debatet që ka hapur rikthimi i tij te kombëtarja, por ndërkohë analizon kundërshta­rin: "Argjentina e frikshme? Sigurisht, kur mendon se ke përballë lojtarë si Mesi, që është universal, është normale një ndjesi e tillë. Unë kundër Higuain? Kemi një mbrojtje të hekurt, të tillë duhet të jemi edhe në këtë sfidë, për të shmangur dy fenomenë si Mesi dhe Higuain. Dibala jashtë Botërori? Më pëlqeu që Sampaoli u shpreh kështu, sepse kjo do t'i bëjë mirë Juves. Shpresoj që Dibala të nervozohet nga kjo gjë dhe të shpërthejë në fushë të gjithë klasin që ka".

IMOBILE - Sulmuesi kryesor

i Italisë dhe kryegolash­ënuesi i Serisë A, Çiro Imobile, do të jetë i lumtur që të ritakohet me Lionel Mesin: "Kam mësuar së fundmi se është bërë baba për herë të tretë dhe djali i tij ka emrin tim. Kjo është diçka e bukur për mua si fans i Mesit. Me Leon është magjepsëse të luash edhe si rival në fushë, të jep ndjesinë sikur po luan në 'play-station', sepse nuk tradhton kurrë, shënon gjithmonë. Kundër tij kam luajtur Superkupën e Europës, me Sevijen, dhe në atë takim Mesi na ndëshkoi dy herë. Me Argjentinë­n besoj do të jetë një lojë spektakola­re".

 ??  ??
 ??  ?? Sulmuesi i Sitit, Sergio Aguero, ftoi dje Leo Mesin, shokun e skuadës tek Argjetina, në seancën stërvitore të grupmoshav­e U-7 dhe U-8 të 'qytetarëve'
Sulmuesi i Sitit, Sergio Aguero, ftoi dje Leo Mesin, shokun e skuadës tek Argjetina, në seancën stërvitore të grupmoshav­e U-7 dhe U-8 të 'qytetarëve'
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania