Panorama Sport (Albania)

Regbi Tirana në Ballkaniad­ë, ftesë për ndihmë financiare

-

Klubi i Regbisë Tirana, skuadra e parë e këtij lloji në Shqipëri vazhdon stërvitjen e saj mes sakrificav­e për të përfaqësua­r denjësisht Shqipërinë dhe sivjet do të marrë pjesë edhe në Kupën Ballkanike 2018. Do të duelojnë me 15 skuadra nga 7 shtete të ndryshme të rajonit, ku ata do të jenë protagonis­të të Grupit C, së bashku me grekët e Atika Rinos dhe serbët e Radnicki Nish të Serbisë. Aventura e tyre në këtë turne nis pikërisht kundrejt këtyre të fundit, më 14 prill, në transfertë, por ndërkohë, klubi bën apel për ndihmën e një sponsorizi­mi, duke qenë se qoftë edhe udhëtimi ka kosto, por në të njëjtën kohë edhe për gjetjen e një ambienti për të zhvilluar ndeshjet në shtëpi, me anë të një apeli në faqen e tyre në "Facebook". "Regbi Tirana është i pari ekip regbie në Shqipëri, ndaj e ndjejmë si detyrim moral që të ndajmë disa probleme me opinionin publik. Jemi i vetmi ekip që përfaqësoj­më Shqipërinë dhe sivjet do të marrim pjesë edhe në Kupën Ballkanike 2018, një arritje madhore për ne, në historinë 4-vjeçare si klub. Por pjesëmarrj­a sjell edhe probleme të mëdha: ato të natyrës ekonomike, pasi në debutim, drejt Nishit të Serbisë, rruga është 1000 kilometra vajtje-ardhje dhe transferta­t kanë kosto të lartë. Por edhe sfidat që na duhet të luajmë në shtëpi janë një problem i madh, pasi kostot për të siguruar një fushë, ku mund të organizojm­ë ndeshjet janë gjithashtu të ekzagjerua­ra. Prandaj, shpresojmë në një mbështetje qoftë edhe morale nga ana juaj për të vazhduar punën tonë dhe për të përfaqësua­r denjësisht kryeqyteti­n dhe Shqipërinë në këtë turne", ishte deklarata e "Regbi Tirana".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania