Panorama Sport (Albania)

Kuman gradon Virgil Van Dajkun kapiten të Holandës

-

Me miqësoren kundër Anglisë do të nisë edhe aventura e Ronald Kumanit në stolin e Kombëtares holandeze. Dhe ish-trajneri i Evertonit e ka nisur me një lajm konferencë­n e tij. Ai ka zgjedhur kapiten të "tulipanëve" mbrojtësin më të shtrenjtë në botë, Virgil Van Dajkun e Liverpulit. Ish-lojtari i tij te Sauthempto­ni gëzon konsiderat­at më të larta të teknikut holandez. "Të gjithë e dinë se ai më dha një shans te Sauthempto­ni dhe unë i jam mirënjohës për atë që ka bërë deri tani në karrierën time. Të gradohesh kapiten i Holandës është diçka speciale dhe do të thotë shumë për mua. Shpresoj që t'ia shpërblej dhe përmirësoh­em çdo ditë", tha mbrojtësi 26-vjeçar, i cili u transferua në merkaton e janarit në "Anfield" për shifrën rekord të 75 milionë paundëve nga "shenjtorët". "Nuk e di nëse transferim­i im te Liverpuli ka luajtur një rol, por trajneri më dha shpjegimet e tij për këtë zgjedhje", shtoi Van Dajku, i cili përballë do të ketë me shiritin e kapitenit shokun e klubit, Xhordan Hendersoni­n: "Xhordan është një kapiten i shkëlqyer te Liverpuli, i cili më ka ndihmuar shumë". Ronald Kuman do të ketë në portën kundërshta­re një tjetër njohje të tij, Xhordan Pikfordin, të cilin e transferoi vetë tek Evertoni në verën e 2017-ës, duke e bërë blerjen rekord të klubit (30 milionë paund): "Prandaj e transferua­m nga Sandwrlend­i. Ai është ende i ri dhe duhet të përmirësoh­et, por është në nivelin ku mund të krahasohet me portierët më të mirë të Premier Ligës. Nuk më mungon Premier Liga. Jam i lumtur dhe krenar që tani drejtoj kombëtaren e vendit tim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania