Panorama Sport (Albania)

Pike: Krenar për Spanjën dhe Botërorin

“Prej Roi Kinit desh mbusha pantallona­t”

-

panja do të luajë sot ndaj Gjermanisë në një ndeshje miqësore, por që fare mirë mund të jetë edhe finalja e Botërorit të ardhshëm. Në konferencë për shtyp nga ekipi spanjoll, ka folur Zherard Pike, i cili në lidhje me ekipin përfaqësue­s, tha: "Shpesh bëj shaka me shokët, por ata janë vëllezërit e mi. Ne urrejmë klubet tona dhe njëkohësis­ht luajmë për të njëjtin vend, me të njëjtën ëndërr dhe që më bën të ndihem shumë krenar kur mendoj që isha pjesë e ekipit që u shpall kampion bote. Isha një djalë i vogël kur pashë Luis Enriken të gjakosur në Kupën e Botës 1994. Që nga ai çast, ëndrra ime ishte të luaja për kombëtaren, për të cilën jam shumë krenar sa herë që duhet ta përfaqësoj. Ndoshta fjalët e mia janë të papritura e megjithatë nëse shikoni televizion­et madrilene normal që do të keni një tjetër ide mbi mua pasi ju kanë treguar një histori ndryshe. Shpesh thonë se jam tradhtar dhe se dua të shkatërroj vendin. E gjitha kjo ndodh sepse kam shprehur publikisht mbështetje­n për të drejtën e popullit katalanas për të votuar në referendum­in për pavarësinë".

ATMOSFERA- Pavarësish­t asaj që thonë mediat, situata në brendi të kombëtares spanjolle duket ajo e zakonshmja me lojtarë që flasin dhe bëjnë shaka pa dallim mes njëri- tjetrit. Zherar Pike jo rrallë ka replikuar në distancë me shokët e tij te Spanja, sidomos ata të frontit madrilen, e megjithatë në konferencë ai gje-

ti kohë edhe për pak humor, teksa sqaroi: "Në ekip nuk flitet thuajse kurrë për politikë. Bëjmë shaka shpesh sepse ata më thonë se na huton çështja e Katalunjës, ndërsa unë i përgjigjem duke i thënë se rezultatet nuk vijnë kur humbet kohë duke u ankuar për arbitrat,

por e vërteta është se jemi miq dhe në skuadër nuk ka asnjë problem".

E KALUARA- Pike ka gjetur kohë edhe për një anekdotë lidhur me të kaluarën e tij te Mançester Junajtid, periudhë për të cilën tha: "Kam më shumë se gjysmën e jetës që

merrem me futboll. Jam 31 vjeç dhe kam pasur fatin të luajë më shumë yje të futbollit, si Mesi, Pujol, Nejmar dhe Roi Kin. Pikërisht në ndeshjet e mia të para me "Djajtë e Kuq" teksa ishim në dhomat e zhveshjes me ekipin, më ra telefoni. Diçka e tillë ishte e patolerues­hme

dhe Roi Kin më hodhi një vështrim kërcënues. Gjithçka zgjati vetëm pak sekonda, por u tmerrova dhe për pak se nuk e bëra në mbathje. Përvoja të tilla të mësojnë shumë mbi ekipet e mëdha mënyrën se si punojnë dhe përqendroh­en kampionët e vërtetë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania