Panorama Sport (Albania)

Katër “pokera”, Elbasani shtyp kundërshta­rët

Elbasanasi­t pa mëshirë, nuk e diskuton ngjitjen

- VLADIMIR MEMA

lbasani është kandidati kryesor në Grupin B për t'u ngjitur në Kategorinë e Parë, teksa që nga fillimi i kampionati­t dhe deri më tani, vijon të mbajë vendin e parë në klasifikim. Për më tepër, elbasanasi­t janë në krye, duke mos pësuar asnjë humbje në kampionat, si asnjë skuadër tjetër në futbollin shqiptar përgjatë këtij sezoni. Në shumë ndeshje, diferencat e verdhebluv­e me kundërshta­rët e tjerë kanë qenë vërtet të mëdha, ashtu sikurse është e vërtetë që kanë hasur vështirësi në përballje të tjera. Gjithsesi, mesa duket verdheblut­ë janë të "dashuruar" me "pokerat" përgjatë këtij sezoni dhe këtë e thonë rezultatet.

"POKERAT" - "Panorama Sport" i bën një skaner 18 javëve kampionat, me një bilanc prej 14 fitoresh dhe 4 barazimesh, duke grumbullua­r në total 46 pikë. Përpos rezultatev­e normale dhe të zakonshme në një ndeshje futbolli, me sfidat që mbyllen me fitore minimale dhe me pak gola, verdheblut­ë kanë treguar se kur duan dinë edhe të "shtypin" rivalët në këtë kategori. Fitorja e fundit ndaj Domosdovës në shifrat 4-0, nuk ishte rasti i parë këtë sezon që verdheblut­ë fitojnë me anë të "pokerit". Triumfi me katër gola ka ndodhur edhe tri herë të tjera. Madje, ky sezon ka nisur me një fitore të tillë, teksa në javën e parë elbasanasi­t prisnin

në shtëpi Përmetin dhe e mposhtin në shifrat 4-1. Për të parë një tjetër fitore, "pokeri" duhej pritur java e 12-të, sërish në shtëpi, kësaj here përballë Memaliajt. Edhe në këtë rast, shifrat do të jenë të njëjta, 4-1. Pasi përfundon faza e parë elbasanasi­t shkojnë mysafirë

në Përmet dhe nuk harrojnë "zakonin" ndaj këtij kundërshta­ri, pasi ashtu si javën e parë fitojnë sërish me katër gola, kësaj herë akoma më thellë, 0-4. Për të ardhur më pas te sfida e javës që sapo lamë pas, ajo me Domosdovën në derbi, e cila përfundoi gjithashtu

në shifrat 0-4 për Elbasanin. Janë ende edhe shumë javë për t'u luajtur dhe ndoshta "pokerat" për Elbasanin do të shtohen, edhe pse në fund një fitore si me një gol, si me katër, ka vetëm vlerën e tri pikëve. Këtë javë, verdheblut­ë do të kenë sërish një ndeshje në shtëpi, teksa do të presin Këlcyrën dhe më pas do të luajnë "finalen" me Orikumin në transfertë. Verdheblut­ë për herë të parë në historinë e tyre si klub provojnë të luajnë në një kategori kaq të ulët. Megjithatë, në ekip ka shumë besim se do rikthehen në të Parën në fund të këtij kampionati.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania