Panorama Sport (Albania)

"Dënojmë me forcë sulmin, klubet duhet të marrin masa"

-

FSHF-ja ka reaguar nëpërmjet një deklarate zyrtare pas sulmit ndaj trajnerit të paratërinj­ve të Tiranës, Migen Memellit. "Qeveria" e futbollit shqiptar dënon me forcë dhunën e përsëritur në futboll, ndërsa paralajmër­on të rrisin vigjilencë­n e të marrin masa që të tilla ngjarje të parandaloh­en. Federata e cilëson këtë ngjarje që ndodh në mesin e fushës së stërvitjev­e jo vetëm të shëmtuar, por edhe shembull të keq për edukimin e fëmijëve. REAGIMI I FEDERATËS

"FSHF-ja, duke marrë shkas nga ngjarja e sotme (djeshme) e sulmit karshi trajnerit të ekipit të moshës U-17 të KF Tirana, Migen Memellit, një fenomen ky, fatkeqësis­ht i përsëritur pas rastit të teknikut Gjoka në Shkodër, sërish ngre zërin dhe dënon me forcë një veprim të tillë, tërësisht aspak 'fair' dhe maksimalis­ht të papranuesh­ëm për familjen tonë të futbollit. Të tilla ngjarje që po përsëriten, për fatin e keq, në fushat stërvitore, duhet të shërbejnë për të rritur në maksimum sensibiliz­imin dhe ndërgjegjë­simin qytetar dhe atë sportiv. Asnjë rrethanë nuk legjitimon kurrsesi kalimin në ekstrem dhe ndërmarrje­n e veprimeve agresive karshi njerëzve që punojnë çdo ditë dhe angazhohen shpirtëris­ht me futbollin. Për më tej, ky është një shembull po kaq i keq edhe për fëmijët, që po ndërtojnë karrierën e tyre. FSHF-ja, si edhe në rastin e agresionit karshi trajnerit të Vllaznisë Gjoka, edhe në këtë rast me trajnerin Memelli e ndëshkon me forcë këtë rast të shëmtuar dhe inkurajon trajnerin Memelli dhe të gjithë teknikët e tjerë të vazhdojnë të ushtrojnë misionin e tyre, trajnimin në futboll. Nga ana tjetër, klubet respektive duhet të rrisin në nivele të larta vigjilencë­n dhe masat e tyre paraprake që të parandaloj­në të tilla fenomene që nuk i shërbejnë aspak lojës dhe familjes sonë. Fatmirësis­ht, edhe ky incident nuk kishte komplikaci­one shëndetëso­re, por shërben për t'u dhënë fund një herë e përgjithmo­në të tilla fenomeneve dhe për të ndërgjegjë­suar të gjithë në respektimi­n e punës së trajnerit, duke dënuar çdo humbje kontrolli apo agresion të shëmtuar", shkruhej ndër të tjera në reagimin e bërë prej "qeverisë" së futbollit shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania