Panorama Sport (Albania)

Mou kërkon t'i zhvasë dy yje të tjerë Vengerit

-

Zhoze Murinjo po planifikon një tjetër sulm ndaj Arsenalit në merkaton e verës, këtë herë për Aron Ramsejn. Trajneri i Mançester Junajtid është një tifoz i mesfushori­t uellsian dhe është në kërkim të përforcime­ve pas eksodit që pritet të ndodhë në mesfushën e "djajve" në fund të këtij sezoni. "Daily Star", raporton se mesfushori 27-vjeçar, të cilit i ka mbetur edhe një vit kontratë në "Emirates", do të jetë një objektiv i teknikut portugez, i cili në merkaton e janarit i rrëmbeu yllin e skuadrës Arsen Vengerit, Aleksis Sançezin. Por për djaloshin nga Kardifi, Speciali duhet t'i bëjë llogaritë edhe me Çelsin. Venger po punon që të rinovojë me Ramsejn për të mos përsëritur rastin e sulmuesit kilian apo edhe Mesut Ozilit. BEJERIN - Por, Murinjo nuk ndalet këtu. Sipas "Mirror", ai ka hyrë në garë për të firmosur edhe me mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hektor Bejerin. Katalanasi mund të largohet këtë verë nga "Emirates" edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2023 me londinezët dhe favorit për ta transferua­r talentin 23-vjeçar për momentin duket Juventusi. Mançester Junajtid është afruar për të siguruar informacio­ne rreth të ardhmes së lojtarit, që përflitet edhe për një rikthim në "Camp Nou". Tekniku portugez, i cili pritet të bëjë spastrime edhe në mbrojtje, me Ljuk Shoun në krye, po shqyrton një ofertë për Bejerinin. Ky lojtar ka qenë në listën e "djajve të kuq" edhe dy vite më parë, ashtu si edhe në atë të Mançester Sitit, por që më pas transferoi Kajl Uokerin nga Totenhemi. Junajtid është gati të ofrojë 50 milionë euro për kartonin, por Arsenali nuk pranon që ta shesë titullarin e korsisë së djathtë të mbrojtjes për më pak se 50 milionë paund. Nëse do të mbërrijë një ofertë e tillë, atëherë Venger është gati të diskutojë. Këtë shifër, ai dhe shefi i rekrutimev­e të "Topçinjve", Zven Mislintat, mund ta përdorin për planet e tyre të merkatos së verës. Arsenali do të synojë që të përforcohe­t në disa reparte. Ata do të kërkojnë një portier për të zëvendësua­r Peter Çehun në skadencë kontrate, një qendërmbro­jtës për të zëvendësua­r Per Mertezaker­in ( kapiteni tërhiqet nga futbolli), por duan edhe një mesfushor qendre. Ndërkohë që do punohet për të sjellë edhe zëvendësue­s për mbrojtësin e majtë, Naço Monreal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania