Panorama Sport (Albania)

Munge a dhe d hime, Tirana në luftë me kohën

Stërvitja nis pa "bombera", nga Lika te usa ende pezull

- ADELA MERKO

Tirana "arkivon" pushimet dhe nis të mendojë për Apoloninë. Situata nuk duket fort premtuese dhe për të kuptuar këtë, mjaftonte të shihje mungesat që rezervoi e marta në stërvitje. Plot 5 futbollist­ë mbajnë në "ankth" Ze Marian. Ka nga ata që mund të konsideroh­en zyrtarisht si mungesa, por edhe të tjerë që mbeten pezull. Frika më e madhe mban emrin e Ilion Likës. Portieri nuk zbriti në fushë dje, ndërsa sot mësohet se do të kryejë rezonancën magnetike. Shpresat varen nga përgjigjja. Nëse nuk rrezikon, atëherë bardheblut­ë mund të marrin frymë lirisht. Në të kundërt, do fillojnë të mendojnë nëse do të hedhin në fushë Çalin apo Abibin. Një tjetër lojtar që mund të llogaritet sërish i padisponue­shëm, është Albi Doka, i cili gjithashtu e bëri pushim dje, paçka se u paraqit në "Skënder Halili". I duhet edhe pak kohë që të riaftësohe­t plotësisht. Ndryshe paraqitet gjendja e Musa Muhamed. Hodhi pas krahëve dëmtimin në shpinë, por duket se Tirana do ta humbasë sërish. Mediat keniane e përfshinin në listën e të grumbullua­rve për miqësoret e 24 dhe 27 marsit. Megjithatë, "ftesa" është vetëm mediatike, pasi në klub konfirmojn­ë për gazetën se ende nuk ka ardhur asnjë njoftim. Nëse ftesa vjen më vonë, Musa do i shtohet mungesave. Një çështje më vete është sulmi. Seancat e djeshme u zhvilluan pa "bombera". Junus Sentamu u nis për në Ugandë (i grumbullua­r

nga Kombëtarja), ndërsa Majkëll Ngoo ka "ngecur" në Angli. Bardheblut­ë janë në luftë me kohën, e megjithatë në ndihmë u ka ardhur edhe shtyrja e "finales" me Apoloninë. Duke qenë se "Selman Stërmasi" do shfrytëzoh­et nga FSHF-ja këtë javë, është vendosur që java e 21-të të luhet të mërkurën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania