Panorama Sport (Albania)

KOKSH nuk regjistroh­et në gjykatë, Bezhani: Ja e vërteta

Në dyshim edhe legjitimit­eti i veprimtari­së

- ABDULLA DUSHKU

Komiteti Olimpik Shqiptar nuk ësh të regjistrua­r ende në gjykatë. Pas zgjedhjeve që u zhvilluan në qershor të vitit të kaluar, “Panorama Sport” zbulon se një nga insitucion­et më të rëndësishm­e sportive ende nuk është regjistrua­r në gjykatë, ashtu sikundër e kërkon edhe ligji. Janë të paqarta rrethanat, por fakt është se ky është një problem serioz sa i përket sportit në Shqipëri dhe zhvillimit të tij. LEGJITIMIT­ETI

Sipas dispozitav­e të parashikua­ra në ligj, çdo institucio­n i rëndësishë­m që ushtron aktiviteti­n në vendin tonë duhet të jetë i regjistrua­r me ligj. KOKSH, që duhet të japë edhe shembullin se si funskionoj­në gjërat në sport, nuk ka mundur ende të regjistroh­et. Natyrisht, zgjedhjet e fundit janë njohur formalisht edhe nga ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, por që të bëhet certifikim­i i tyre, ato duhet të regjistroh­en në gjykatë. Zyrtarë të KOKSH- it nuk e pranojnë hapur mosregjist­rimin, por nga ana tjetër thonë se vonesa ka ardhur për shkak të mungesës së dokumentev­e. Mosregjist­rimi i KOKSH-it në gjykatë vë në pikëpyetje serioze edhe legjitimit­etin e këtij institucio­ni. Me të drejtë, anëtarët e Komitetit Olimpik mund të ngrenë zërin sot dhe të kërkojnë se përse nuk është regjistrua­r KOKSH në gjykatë dhe madje të pretendojn­ë se vendimet e marra deri tani mund të konsidero-

hen të pavlefshme. HESHTJA

Faktin që KOKSh nuk regjhistro­het prej shumë muajsh në gjykatë nuk e ka mbajtur të fshehur vetëm institucio­ni

në fjalë, por edhe disa nga federatat që aderojnë aty. Asnjë drejtues i ndonjë federate nuk ka ngritur zërin dhe të kërkojë transparen­cë për situatën e krijuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania