"Flamurtari ka problemet e veta, Europa s'rrezikohet nga borxhet"
Flamurtari ka pësuar një dishezë të dukshme në mars dhe pakkush mund t'i japë shpjegim asaj që po ndodh te vlonjatët. Nga rivali kryesor i Skënderbeut, tani kanë zbritur në vendin e gjashtë. Para ndeshjes me Partizanin, administratori Sinan Idrizi, në intervistën e dhënë për "SuperSport", ka sqaruar situatën aktuale në ekip. Ai jep arsyet e problemeve të fundit, ku sipas tij të gjithë duhet të marrin përsipër përgjegjësitë. Ai mohoi se Flamurtari e rrezikon Europën nga borxhet e pashlyera, si dhe deklaroi se nuk ka ndërhyrë tek emrat e afruar në merkato në ekip.
Po luftoni për Europën, por sipas disa zërave mund të mbeteni jashtë për mosshlyerje të borxheve? Nuk e di nga i merrni këto lajme. Ne si kompani që financojmë nuk do të bëhemi pengesë për Flamurtarin që të kapë Europën. Pse kjo situatë te Flamurtari? Janë disa faktorë, që nga arbitrimi deri te gjendja e ekipit. Është në modë në Shqipëri që kur ka probleme nga arbitrimi, ankohen vetëm për atë, por duhet të merren përgjegjësitë. Flamurtari ka probleme edhe brenda vetes në këtë sezon. Përgjegjësia është nga A- ja te Zh- ja. Ajo është e të gjithëve. I referoheni një pjesë të lojtarëve apo edhe stafit? Stafi, lojtarët, të gjithë kanë përgjegjësitë e tyre. Siç lavdërohemi kur kemi situata të favorshme, ashtu duhet të marrim edhe përgjegjësi në momente të dobëta. Nuk jam marrë unë me merkaton. Kam një model tjetër menaxhimi, nuk merrem me gjëra që nuk di t'i bëj. Në përgjithësi, unë nuk përzihem dhe nuk jam përzierë me merkaton. Unë kam anën financuese. Kam një model tjetër, nuk merrem me ato që nuk di t'i bëj.
Do të jetë Flamurtari në vendet e para në renditje dhe të mos diskutohet më për mbijetesë?
Flamurtari është më i miri i kohës sime. Ne do vazhdojmë punën tonë. E përsëris, marrja e përgjegjësive është mbi gjithçka.