Panorama Sport (Albania)

Pepe Reina kryen vizitat me Milanin

Portieri testohet në klinikë sekrete nga mjekë që s'kanë lidhje me klubin

-

Vizita e Napolit në Milano me sa duket nuk ka qenë vetëm për çështje kampionati. Sipas agjencisë "ANSA", portieri i të kaltërve ka kryer dje vizitat mjekësore me Milanin në kuadër të akordit dyvjeçar që mund ta lidhë me kuqezinjtë në fund të sezonit aktual. Gardianit spanjoll i përfundon kontrata më 30 qershor, ndaj ai tashmë është i lirë të arrijë marrëveshj­e me këdo klub që të dëshirojë. 35-vjeçari thuhet të ketë kryer vizitat në një qendër të specializu­ar larg syve të gazetarëve, duke preferuar një lokacion tjetër ndryshe nga ai që kanë përdorur zakonisht në klubin kuqezi. Përveç qendrës edhe stafi i mjekëve, në vizitat e Reinës ka qenë i ndryshëm. Nga ana e klubit kuqezi mungojnë deklaratat zyrtare apo konfirmime­t nën zë, por siç paralajmër­oi një javë më parë drejtori sportiv Mirabeli, klubi kuqezi i ka kërkuar Napolit leje për të biseduar me menaxherin e futbollist­it dhe "për të parë nëse ekzistojnë kushtet për një akord". Me aq sa është përfolur javët e fundit, Milani ka arritur një marrëveshj­e paraprake me lojtarin, i cili pas veshjes kuqezi do të përfitojë 2.53 milionë euro në sezon për dy vite me opsionin për ta zgjatur bashkëpuni­min edhe me një vit tjetër. Muajt në vijim e sidomos merkato do të përcaktojn­ë pozicionin e Reinës në ekipin e Gatuzos. Spanjolli mund të emërohet portier i parë nëse largohet Donaruma, ndërsa nëse 19-vjeçari qëndron në bazë, atëherë Reina mund të bëjë pa problem zëvendësue­sin. Ish-liverpulas­i është në fund të karrierës dhe pretendime­t e tij nuk janë në aspektin teknik më shumë se në atë ekonomik me Milanin, që mund të jetë etapa e fundit e rëndësishm­e e karrierë së tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania