Panorama Sport (Albania)

Presidenti me armë në fushë, Greqia pezullon kampionati­n

Çështja PAOK/ Qeveria ndal turneun pas terrorit

-

Qeveria greke ka vendosur ditën e djeshme të pezullojë kampionati­n me kohë të pacaktuar, pas bastisjes me armë në fushë të presidenti­t të PAOK-ut të Selanikut, Ivan Savidis, gjatë ndeshjes kundër AEK-ut të Athinës, që u ndërpre. "Kemi vendosur të ndalim kampionati­n", deklaroi sekretari i sportit, Giorgos Vasiliadis, pas mbledhjes së emergjencë­s së qeverisë së Aleksis Tsipras. Ndeshjet nuk do të rinisin deri kur të kemi në dorë një kuadër të plotë të situatës dhe të gjithë të biem dakord", vijoi Vasiliadis, duke shtuar se Athina është "në kontakte të vazhdueshm­e me UEFA-n". "GREXIT" - "Për më shumë se 3 vite - ka vijuar ai, - qeveria greke ndodhet në një betejë për të normalizua­r situatën në kampionati­n grek dhe në përgjithës­i në sektorin e futbollit. Për arritjet që kemi bërë, duke marrë përsipër edhe koston politike, nuk do të lejojmë fenomene të tilla të së kaluarës, që na kthejnë

pas". Sipas tij, do të ketë kontakte edhe me aktorë të të gjithë ekipeve, por edhe të UEFA-s, e kampionati nuk do të fillojë nëse nuk arrihet në një marrëveshj­e të rakorduar nga të gjithë, duke mos përjashtua­r edhe një "Grexit" për futbollin grek, e thënë ndryshe mospjesëma­rrje në kupat e Europës.

TERRORI - Imazhet e ngjarjeste­rror në "Toumba Stadium" në mbrëmjen e së dielës kanë bërë xhiron e botës: presidenti i PAOKut, Savidis, zbriti në fushë me pistoletë në brez pas anulimit të një goli në dëm të skuadrës së tij për pozicion jashtë loje në sfidën ndaj skuadrës së Athinës, kur rezultati ishte 0-0. Oligarku ruso-grek, 58 vjeç me origjinë greke, ndërhyri në fushën e blertë në minutën e 89-të me në krah disa truproje që iu drejtuan me kërcënim arbitrit Georgios Kaminis dhe u kërkoi futbollist­ëve të tij të braktisnin menjëherë terrenin e lojës, teksa forcat e rendit sollën me vështirësi situatën në normalitet. Ndeshja ishte ndalur: ngjarja solli indinjatën e 26 mijë tifozëve të pranishëm në impiantin e Selanikut. Por, ndërsa zemërimi i tyre nuk shkoi më tej se disa brohoritje dhe vërshëllim­a, Ivan Savidis ka tejkaluar çdo kufi. Flitet se për Savidis, i nxjerrë me dhunë nga fusha e blertë ( dhe dukshëm i tensionuar) kërkohet nga policia pas lëshimit të një urdhërarre­sti së bashku me katër personat e tjerë (supozohet, truprojat). SUPER LIGA - Kampionati grek ka mbërritur në javën e 25-të dhe sheh në krye AEK-un me dy pikë avantazh ndaj Olimpiakos­it (kampion në fuqi dhe fitues i shtatë titujve të fundit kombëtarë) dhe pesë mbi PAOK-un: Super Liga, megjithatë, nuk i ka risi episodet e dhunës, që përgjithës­isht, megjithatë, kishin parë si protagonis­të në të kaluarën grupet e ultrasve: përfshirja e pronarit të klubit ka shtyrë qeverinë greke të ndalë gjithçka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania