Panorama Sport (Albania)

Di Françesko: Shans i madh, nuk do mjaftojë të luajmë mirë vetëm 45’

Kundër Shahtjorit, Roma do ta ketë stadiumin e “boshatisur”

-

Euzebio Di Françesko vjen nga dy suksese në kampionat dhe pret provën e tretë të vërtetë, atë në Champions, që do të konfirmont­e rilindjen e Romës. Por, kundër Shahtjor Donjeckut, në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave, rinis nga humbja 2-1 e pësuar në Ukrainë: "Në momente të caktuara të këtyre ndeshjeve të fundit nuk kemi treguar vazhdimësi të madhe. Nuk mund të mendojmë të luajmë vetëm një pjesë. Nuk do mjaftonte për të kaluar turin: nëse do të bënim 75 minuta të mira, mund të marrim një rezultat të rëndësishë­m". Në krahasim me ndeshjen e vajtjes, trajneri italian kërkon të shmangë në veçanti vetëm një gjë: "Në fazën mbrojtëse kemi bërë shumë gabime dhe nuk mund ta lejojmë. Dua ekuilibër dhe inteligjen­cë pa u ndalur kurrë. Nuk mund të menaxhojmë apo presim, duhet dëshirë e madhe për ta goditur kundërshta­rin. Kjo skuadër dëshiron

t'i dominojë ndeshjet. Nëse do të ishim Napoli, do të ishte një hap përpara në optikën e kualifikim­it. Do ishte një kualifikim i rëndësishë­m për të matur ambiciet tona. Unë shpresoj që të kualifikoh­emi në çerekfinal­e dhe bëjmë më të mirën. Është një shans i madh për mua dhe për skuadrën".

Pas skualifiki­mit në Serinë A, verdhekuqv­e u rikthehet Xheko: "E dimë se nëse është në ditën e tij, mund të bëjë gola të jashtëzako­nshëm dhe dhurojë asiste për shokët. Do të jetë vendimtare puna e tij së bashku me skuadrën". Pavarësish­t se luhet Champions-i, "Olimpico" nuk pritet të mbushet as 50 mijë vende: "Është e çuditshme, por ka ndryshuar pak gjithçka në kontekstin e futbollit. Por ne duhet të jemi të zotë të tërheqim njerëzit drejt stadiumit. Kemi nevojë për cilësi, jo sasi. Pas një gabimi në pasim duket të ketë vetëm duartrokit­je për skuadrën, gjithçka tjetër në fund të ndeshjes".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania