Panorama Sport (Albania)

Bajri shpëtoi Besëlidhje­n, garanci për të ardhmen

-

Të hënën pasdite, Besëlidhja është grumbullua­r nën drejtimin e dyshes Lani-Xhabiri për të nisur javën stërvitore në kuadër të javës së 20të të kampionati­t të Kategorisë Parë, ku do të ndeshet në transfertë me Egnatian. Të shtunën në Lezhë, Besëlidhja nuk arriti më shumë se një barazim pa gola përballë Kastriotit kryesues, kësisoj distanca mes këtyre dy skuadrave nuk ndryshoi, çka e vështirëso­n së tepërmi pretendimi­n e Besëlidhje­s. Në takimin e së shtunës së kaluar, Besëlidhja bëri një paraqitje të mirë në fushë, por nuk ia doli dot që të shfrytëzon­te rastet që iu paraqitën. Ndryshe nga repartet e tjera, porta ka qenë e mirëmbrojt­ur nga shkodrani

Samet Bajri, i cili me disa pritje të tija nuk lejoi prekjen e rrjetës. Gjatë një bisede për "Panorama Sport", gardiani i Besëlidhje­s, Samet Bajri, shprehet: "Ishim përgatitur intensivis­ht nga të gjitha pikëpamjet gjatë gjithë javës stërvitore për ta përballuar me sukses Kastriotin, pasi ishim të vendosur për të qëndruar në vallen e ngjitjes në elitë, aty ku jan edhe objektivat e kësaj skuadre. Gjatë të gjithë kohës loja shkoi shumë mirë, u përballuan me sukses sulmet e kundërshta­rit duke mos lejuar hapësira për ta në drejtim të portës. Unë si portier detyrohem që ta mbroj portën nga të gjitha anët dhe nga çdo largësi, por kjo kërkon bashkëvepr­im me të gjithë dhe sidomos me repartin e mbrojtjes, çka atë ditë përballë Kastriotit kjo funksionoi mjaft mirë duke mos pësuar. Duke përfituar nga ky prononcim, dua që të falënderoj të gjithë skuadrën për lojën në ndeshjet e fundit, stafin teknik dhe sidomos trajnerin e portierëve, Dash Hasanin", tha Bajri. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania