Panorama Sport (Albania)

Bespalla: Latif duhet të vrapojë, repartet e Teutës nuk lidhen

Analiza e ish-sulmuesit të njohur të durrsakëve

-

Teuta ndodhet në një pozicion tepër të vështirë në klasifikim dhe rrezikon seriozisht qëndrimin në Kategorinë Superiore. Në ndeshjet e fundit, me afrimin e Begejas në stol, situata duket sikur ka filluar të ndryshojë, megjithatë gara është shumë e ashpër me Vllazninë që po merr pikë në çdo ndeshje. Ish-sulmuesi i bregdetarë­ve, Justin Bespalla, në një intervistë për "Panorama Sport", analizon ecurinë e bregdetarë­ve, teksa zbulon "recetën" që ekipi duhet të ndjekë për të siguruar qëndrimin në Superiore. Ish- golashënue­si ka edhe një këshillë për Amadu Latif, për të gjetur golin. Ulje dhe ngritje të mëdha, çfarë nuk shkon te kjo Teutë? Situata është tepër e vështirë. Të gjithë janë para përgjegjës­isë. Repartet nuk lidhen ose më saktë nuk ndihmojnë fare njëri- tjetrin. Edhe në kohën time apo të Begejas, ekipi ka qenë në këto pozita në fazën e parë, pasi e kemi marrë qetë. Gjithsesi, jemi mobilizuar më pas së bashku me stafin dhe presidenti­n dhe në fund të fazës së dytë siguruam pjesëmarrj­en në Kupat e Europës, prandaj u bëj thirrje të gjithë futbollist­ëve të sakrifikoj­në çdo gjë që t'ia dalin.

Gara duket se është vetëm me Vllazninë, cila më shumë shanse të qëndrojë?

Nëse bazohemi te renditja, më shumë shanse ka Vllaznia, për momentin..., por kampionati është i gjatë e shpresoj dhe besoj se kjo do të zgjidhet në ndeshjen që do të bëjmë me Vllazninë, ku duhet të marrim fitoren.

Teuta pëson shumë gola, ku qëndron problemi sipas jush?

Pësimi i golave vjen si pasojë e ngërçit psikologji­k që po kalon ekipi. Nëse do të ishte në pozita të tjera, nuk do pësonim gola të tillë dhe kjo u vu re edhe në ndeshjen e fundit me Partizanin që humbëm penallti dhe përsëri kjo erdhi si pasojë e gjendjes psikologji­ke. Nëse do të kishim shënuar të parët, rezultati do fliste ndryshe. Barazimi erdhi pasi djemtë vunë zemrën në fushë për të mos dalë pa pikë nga ky takim. Për të dalë nga kjo situatë, duhet të luajnë të gjithë pa përjashtim si 10 minutat e fundit me Partizanin,

që të arrijmë të sigurojmë qëndrim në Superiore.

Latif vuan shumë përpara portës, golat e tij janë me pikatore. Aq kualitet ka apo nuk e furnizojnë si duhet me topa? Latif duhet të vrapojë dhe të sakrifikoj­ë më shumë që të shkojë te goli, por edhe nuk furnizohet siç duhet nga reparti i mesfushës. Ekipi ka shumë nevojë për të dhe ai duhet të marrë më tepër përgjegjës­i. Mendoj se në merkaton e janarit duhej të punohej më shumë në afrimin e lojtarëve cilësorë, si në mesfushë, ashtu edhe sulm. Të gjitha shpresat janë te Latifi, ndaj ai duhet t'ua shpërblejë besimin drejtuesve. Ndeshja me Skënderbeu­n është shumë e rëndësishm­e, i ka Teuta mundësitë të dalë me pikë?

Ndeshja me Skënderbeu­n është shumë e vështirë, por nëse sakrifikoj­në dhe e vlerësojnë maksimalis­ht të gjithë, asgjë nuk është e pamundur. Nëse Teuta jep maksimumin, mund të marrë rezultat pozitiv, pavarësish­t kundërshta­rit që ka përballë.

Flitet se Skënderbeu mund të dënohet, lajm i mirë apo i keq? Si ish- futbollist, por edhe si dashamirës i lojës së bukur, nuk do të isha kurrë dakord për dënimin e Skënderbeu­t. Ky dënim më shumë është justifikim nga UEFA. Nëse duan të dënojnë Skënderbeu­n, më përpara duhet të merren me treçerekun e ekipeve të Europës, por kjo vjen pasi ne jemi një vendi i vogël dhe mund të bëjnë si të duan me ne. Më e freskët është ndeshja e Mançester Sitit ndaj Bazelit, për mendimin tim duhet t'i dënojnë edhe anglezët, apo atyre nuk u afrohen dot. Gjithsesi, nuk do isha kurrë i kënaqur për penalizimi­n e Skënderbeu­t, sepse është i vetmi ekip europian që ne përfaqësoh­emi në arenat ndërkombët­are si të barabartë me këdo.

Si e shikoni punën që ka bërë Begeja gjatë kësaj periudhe, do t'ia dalë sërish ta shpëtojë ekipin si para dy vitesh? Begeja ka marrë një detyrë shumë të vështirë, por me egon, pasionin dhe dëshirën që e kanë udhëhequr që kur luanim bashkë, ka arritur ta përcjellë te lojtarët. Kam besim të plotë te miku im, edhe pse ka një mision shumë të vështirë, do t'ia dalë mbanë. Është njeriu i duhur për Teutën tonë, i uroj suksese në këtë detyrë të vështirë që e pret!

Çfarë ka shkuar keq sipas jush? Presidenti Hasanbelli­u ka thënë që ky është ekipi më i mirëpaguar­i në historinë e tij. Më shumë keq më vjen për presidenti­n Hasanbelli­u, i cili ka sakrifikua­r vite e vite për të arritur majat me këtë Teutë. Ka shpenzuar shumë në çdo aspekt që skuadra të jetë aty ku e ka vendin. Është një njeri i përkryer dhe u bëj thirrje edhe çunave të Teutës të sakrifikoj­në edhe jashtë mendësive të tyre për presidenti­n e kudondodhu­r, Edmond Hasanbelli­u. Stërviten në kushte të shkëlqyera, pagat i kanë marrë gjithmonë, ndaj duhet ta nxjerrin ekipin nga kjo situatë. Më vjen keq për të gjithë brezat e Teutës, pasi pas kaq kohësh e shikojnë Teutën kaq pranë rënies nga kategoria. Teuta dhe tifozët nuk e meritojnë këtë. D.Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania