Panorama Sport (Albania)

Dedja: Në Lushnjë donin kompromise për ndeshjet

“Reaguan kur presidenti foli hapur për listën time”

- ARMAND HALILI

Edhe pse shpresat që Hysen Dedja të vazh donte punën në krye të skuadrës së Lushnjës ishin të mëdha, një gjë e tillë nuk do të ndodhë më. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për "Panorama Sport", trajneri i njohur shkodran, që zbardh edhe bisedën me kryebashki­akun Tushe. "Nuk do të kthehem më në krye të skuadrës së Lushnjës. Me kryebashki­akun kam folur në telefon mbrëmjen e djeshme (të mërkurën) dhe i kemi uruar suksese njëri-tjetrit. Nuk e kemi zgjatur shumë bisedën, edhe pse në mbledhjen që kemi pasur me skuadrën, ai ka folur me tone të mëdha. U tha lojtarëve se nëse unë do të konstatoja ndonjë mungesë disipline apo ku flitej për shitje ndeshjesh do t'i largonte nga skuadra dhe do t'i ndiqte penalisht. Por, një ditë më pas, në telefon i uruam njëritjetr­it mbarësi në të ardhmen", ka thënë fillimisht Dedja.

LISTA - Trajneri gjithashtu tregon se të punoje në drejtimin e ekipit myzeqar ishte mjaft e vështirë. Ai tha se lojtarët nuk e kanë pritur mirë që kryebashki­aku Tushe ka folur hapur për faktin se ata ishin në skuadër sepse nuk ishin afruar dot ata, të cilët trajneri kishte kërkuar. "Ato që kanë ndodhur, janë bërë publike në media dhe me disa lojtarë ishin hapur edhe debate të tjera. Por, kryesorja është se kryebashki­aku nuk ma plotësoi listën e lojtarëve që kërkova në janar. Një gjë të tillë ia ka thënë në sy edhe lojtarëve. Iu bëri me dije se më kërkonte mua falje dhe se i kishte mbajtur ata në ekip, pasi listën time nuk e plotësoi dot. Me sa duket, lojtarët kanë marrë vesh gjithçka dhe ngritën krye. Ndoshta ata nuk donin gjë tjetër veçse të bënin kompromis

me ndeshjet", ka vazhduar tekniku shkodran.

OFENDIMET - Por, Dedja shkon edhe më tej duke bërë me dije se në ditët në vijim do të tregojë edhe më shumë detaje sesi funksionin gjërat te skuadra myzeqare. Fillimisht, ai zbulon se nuk kanë munguar

edhe ofendimet e rënda në drejtim të koordinato­rit Çobani. "Të punoje në ato lloj kushtesh ishte e pamundur, të paktën për mënyrën sesi jam mësuar unë dhe natyrën që kam, nuk mund të punoja me ta. Madje, shprehen edhe me një gjuhë rrugaçësh duke ofenduar

Çobanin (koordinato­ri klubit), me një fjalor që nuk dua ta përdor për mediat. Megjithatë, unë në ditët në vijim do të flas më gjatë dhe o do të shpëtojë Lushnja nga kjo gangrenë ose unë nuk do ta vazhdoj më futbollin", ka mbyllur Dedja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania