Panorama Sport (Albania)

Reagon klubi korçar: Akuzën e dimë prej kohësh, por do t’ia dalim me sukses

"Jemi të sigurt, çështja do mbyllet me sukses. Ja nenet e kërkesës"

- OLSI TUJANI

Analizë/ I pezulluan dhe pastaj i shpërblyen, dënimi i dytë do ishte... absurd

Tronditet kampionati, pesë skuadra shohin ëndrra me Champions

“Etika” e UEFA-s, ja kush është Komisioni që kërkon të fundosë Skënderbeu­n

“Leksione” nga Italia dhe gjyqi me FSHF-në, si pritet të mbrohen korçarët

Skuadra korçare ësh të vënë edhe një herë tjetër në qendër të opinionit publik sportiv dhe jo vetëm në vendin tonë. Dje, "Panorama Sport' publikoi ekskluzivi­sht një dokument, ku inspektorë­t e Etikës dhe Disiplinës, kërkojnë që klubi i Skënderbeu­t të dënohet me 10 vite përjashtim nga të gjitha kompeticio­net e UEFAs. Menjëherë pas lajmeve të publikuara, klubi korçar, me anë të një reagimi zyrtar, ka sqaruar pozicionin e saj në raport me procesin ku korçarët janë të përfshirë. Në reagim, pranohet hetimi në vazhdim kundrejt korçarëve dhe se sektori juridik i klubit është njohur prej kohësh me këtë kërkesë.

REAGIMI

Duke marrë shkas nga lajmet më të fundit të publikuara sot në mediat sport- ive mbi ekzistencë­n e vendimit të UEFA-s për dënimin e klubit të Skënderbeu­t, Klubi i futbollit ' Skënderbeu' dëshiron të informojë opinionin publik, se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinor­e të UEFA- s për klubin e Skënderbeu­t.

Shpjegojmë se dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimt­ar, por kërkesa për gjykim e inspektorë­ve të Disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së apelit, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në UEFA. Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorë­ve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite më parë, ndaj Skënderbeu­t në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit. Kjo procedurë është konform nenit 29/ 3 të Kodit të Disiplinës së UEFA- s, gjithashtu ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një çështje disiplinor­e në proces, për të cilën nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore. KF Skënderbeu është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorë­ve të Disiplinës. Sektori juridik i KF Skënderbeu po ndjek procedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë dhe shprehim sigurinë tonë që çështja do të mbyllet me sukses", shkruhet në reagimin e bërë nga klubi i Skënderbeu­t.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e reagimit
të klubit korçar
Faksimile e reagimit të klubit korçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania