Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja, ja plani i Skënderbeu­t

Modeli i klubeve italiane ku e pësuan lojtarët, shpresa për t'i shpëtuar pezullimit

-

Klubi korçar momentalis­ht e ka të vështirë të bëjë ndonjë lëvizje zyrtare. Kjo për faktin e thjeshtë se nuk ka ende nuk një vendim të prerë pas kërkesës së oficerëve të Etikës për dënimin me 10 vite dhe 1 milionë euro gjobë. Për aq kohë sa nuk ka një vendim të formës së prerë, klubi i Skënderbeu­t nuk mund të bëjë asnjë manovër konkrete. Natyrisht, janë duke u marrë masat që në rast të ndonjë dënimi ( qoftë edhe shumë më të butë sesa pretendimi i Etikës), klubi të mund ta apelojë çështjen, por për momentin thjesht do të presë dhe do të luftojë që të mundë me çdo kush në KAS FSHF-në... Po, po, pikërisht Federatën Shqiptare të Futbollit. VERSIONI I PARË

Dikush, me të drejtë, mund të thotë se ç'lidhje ka kjo me pretendime­t e Komisionit të Etikës, por në fakt klubi i Skënderbeu­t shpreson shumë që ta fitojë gjyqin me FSHF-në për çështjen e titullit kampion në vitin 20152016. Nëse ndodh kështu, pra, Skënderbeu rimerr zyrtarisht atë titull të hequr nga federata, do të mund ta përdorë si një "kalë beteje" në Apelin e FIFA- s nëse merr një tjetër dënim nga UEFA. Argumenti do të jetë pak a shumë ky: "U dënuam nga UEFA dhe FSHF- ja duke mos marrë pjesë në Europë dhe duke na u hequr titulli kampion, por në fund KAS- i na dha të drejtë ne". Kjo pritet të jetë një nga manovrat e klubit korçar. VERSIONI I DYTË

Skënderbeu është duke i marrë masat për më të keqen. Pra, duke llogaritur që do të vijë një dënim tjetër, i cili mund të jetë edhe më pak se sa 10 vite, por gjithsesi me pasoja të rënda.

Manovra mund të kopjohet nga Italia. Pak vite më parë edhe klubi i Atalantës u përfshi në një investigim për trukime dhe u vërtetua se kjo kishte ndodhur. Atalanta dhe shumë klube të tjera, kryesisht të kategorive inferiore, ua kaluan përgjegjës­inë futbollist­ëve

duke u distancuar nga veprimet e tyre, pasi nuk kishte asnjë provë që të lidhte drejtuesit dhe të faktohej se dënimi ishte bërë i organizuar apo me "bekimin" e drejtuesve. Atalanta u dënua në vitin 2011 me heqjen e 7 pikëve, ndërsa ishkapiten­i i saj, Kristiano Doni

u dënua me tri vite e gjashtë muaj pezullim. Kjo manovër i shpëtoi disa nga ekipet nga rënia dhe nga një dënim drastik, por faturën e morën futbollist­ët. Ky është një tjetër opsion që Skënderbeu mund ta përdorë nëse do të bindet se kjo është rrugë shpëtimi.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e lajmit të
www.goal.com
Faksimile e lajmit të www.goal.com

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania