Panorama Sport (Albania)

Topi në ajër para goditjes, Ronaldo penallti magjike

Ferdinand nuk habitet: E bënte që në kohët e Mançesteri­t

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ka pasur nga ata që këtë sekret të tijin e dinin që më përpara, por vetëm nga e mërkura në mbrëmje, sportdashë­sit dhe sidomos uebsajtet janë tërbuar nga videoja e kapur në momentin e goditjes së penalltisë nga ana e Kristiano Ronaldos. Magjia e fundit e portugezit nuk është një nga ata "numra" me topin në këmbë, duke qenë se ky fenomen ndodh ende pa e goditur sferën, por edhe mahnitës është i garantuar. Përpara se të gjuante penalltinë e 1-1 kundër PSG-së, kamerat kanë pikasur se topi ngrihet disa milimetra nga toka, përpara se "CR7" ta godasë dhe kjo i lejon yllit të Realit të Madridit që t'i japë më shumë forcë topit. Nuk është një iluzion, por sipas "Bt Sport", është një çështje strategjie dhe potence në këmbët e futbollist­it: me të majtën, gjatë vrapimit për te topi, Ronaldo shkund tapetin e gjelbër, ushtron presion mbi zonën e barit ku qëndron sfera, e cila në varësi të forcës së transmetua­r e detyron topin që të ngrihet disa milimetra dhe 33-vjeçari thuajse godet një top në lëvizje, një top në ajër. Një "truk" të tillë, Kristiano Ronaldo duket se e ka studiuar, punuar dhe perfeksion­uar që nga kohët kur luante te Mançester Junajtid. Ai gjithmonë punonte veçmas për goditjet standarde, disa orë më shumë pas stërvitjev­e të detyruara dhe efekti ka qenë pikërisht ky: penallti me top në ajër dhe goditje dënimi me trajektore të çuditshme, dy "armë" për luzitanin, të cilat e kanë bërë atë ndër vite një ndër "makinat më vrastare" për portën kundërshta­re. Dhe jo më kot, këto pamje të penalltisë magjike të sulmuesit kanë bërë xhiron e botës në ueb.

FERDINAND E POLL - Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi dhe ish-shoku i Ronaldos te Mançester Junajtid, e kishte parë edhe herë të tjera këtë: "E di që është një çmenduri, por Kristiano këtë 'truk' e bënte edhe në kohët që luante me mua te Junajtid. E përplaste këmbën aq fort në tokë, sa topi ngrihej mbi pikën e penalltisë. Ju betohem, e perfeksion­onte në stërvitje këtë gjë". Edhe isharbitri anglez, Graham Poll, duartroket: "Kjo është një metodë fantastike dhe Ronaldo e bën me shumë klas. Ai arrin që të 'mashtrojë' edhe arbitrin sepse në një penallti, kur sfera lëviz përpara goditjes, gjuajtja duhet të përsëritet, por ai di si t'i shmanget 'ligjit'."

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania