Panorama Sport (Albania)

Reali, “poker” golash për të dalë nga kriza

Në çerekfinal­e nuk gabojnë as Partizani e Teuta

- Senad Nikshiqi, Roland Gjini, Abdulla Dushku

Kupa e Shqipërisë në basketboll për mesh kujt ka përcaktuar 4 gjysmëfina­liste, Teuta, Tirana, Partizani e Kamza Basket. Surpriza e këtyre takimeve çerekfinal­e ka ndodhur në Shkodër, ku Kamza Basket ka triumfuar ndaj Vllaznisë duke e eliminuar skuadrën, e cila drejtohet nga Bledar Gjeçaj. Teuta, Tirana dhe Partizani kanë kryer detyrat e shtëpisë duke skualifiku­ar përkatësis­ht Apoloninë, Goga Basket dhe Eagles. Skuadra kryeqyteta­se ka marrë një fitore, e cila nuk kishte ndonjë problem sforcimi, teksa e kanë zgjidhur kualifikim­in që në pjesën e parë, kur e mbyllin me 20 pikë diferencë. E nis Bazit me një trepikësh, por i menjëhersh­ëm është Thano për Goga Basket, që realizon 5 radhazi duke e kaluar në epërsi përkohësis­ht Gogën. Më tej nuk ka më histori, pasi Tirana vendos diktat duke e mbyllur periodën e parë me një trepikësh të shkëlqyer të Strazimiri­t 31-17. Në periodën e dytë, trajneri Dukas lë në fushë vetëm Gerti Shimën duke freskuar skuadrën dhe arrijnë të fitojnë edhe në periodën e dytë 18-12. Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, në fillimin e saj, skuadra kryeqyteta­se lëshon shumë nga loja e saj dhe nuk impenjohet sa duhet, kësisoj e humbet periodën e tretë 16- 17. Në të katërtën, bardheblut­ë luajtën me synimin e mosngushti­mit të diferencës duke e fituar atë 26-19 dhe të gjithë takimin 91-65. Në takimin tjetër të kryeqyteti­t, ndërmjet Partizanit dhe Eagles, ka qenë një ndeshje ku skuadra e shqiponjav­e kishte përmirësim­e të dukshme nga përfundimi i dy fazave të para të kampionati­t. Madje, ata kanë rivalizuar gjatë periodës së dytë duke e mbyllur me rezultat të barabartë 23- 23. Gjithsesi, skuadra e të kuqve vendos fitoren vetëm në tri periodat e tjera. Kështu, pasi ka mbyllur me një diferencë prej 10 pikësh, në sajë të periodës së parë 19-9, ka fituar të tretën dhe të fundit duke e mbyllur të gjithë takimin 8570. Skuadra fierake, e cila ka udhëtuar më gjatë në këtë kompeticio­n duke zhvilluar tri ndeshje deri më tani, i ka dhënë fund kësaj aventure teksa është eliminuar në Durrës. Kjo skuadër ka arritur të triumfojë në dy përballje si mysafire, në Elbasan 77- 58 dhe në mesjavë eliminoi Skënderbeu­n në Korçë 63-35. Radha tani ishte përsëri jashtë fushës së saj, por duke u ndeshur në Durrës kundër Teutës së fortë, skuadra fierake nuk ka mundur dot ta përballojë dhe e ka humbur me një rezultat të thellë (-33 pikë) 92- 59.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania