Panorama Sport (Albania)

Goli i Abazajt magjeps serbët, e krahasojnë me Maradonën

Luftëtari/ Mesfushori­n e krahasojnë me Maradonën

-

Goli i Abazajt në ndeshjen ndaj Partizanit bëri bujë të madhe në mediat tona sportive, por, me sa duket, fama e golit ka shkuar përtej vendit. Janë mediat serbe ato që i kanë bërë "reklamë" golit të talentit të Luftëtarit. Dy portalet serbe "Vijesti" dhe "Espreso" kanë publikuar lajmin dhe videon e golit të Abazajt, madje e kanë krahasuar golin me atë të legjendës argjentina­se Maradona. "Një djalosh i quajtur Kristal Abazaj nisi një aksion në gjysmëfush­ën e tij, si Maradona dikur, duke shmangur çdo kundërshta­r dhe duke e dërguar topin në rrjetë", shkruan në përshkrimi­n e golit euro shpreson skuadra e Luftëtarit të përfitojë nga shitja e Kristal Abazajt në merkaton e janarit. Ofertat në drejtim të tij nga brenda dhe jashtë vendit nuk kanë munguar. portali "Espreso". Abazaj arriti të shënonte golin e dytë të ndeshjen mes Luftëtarit dhe Partizanit që përfundoi në shifrat 5- 0, pasi mori një top nga zona e skuadrës së tij dhe për rreth 70 metra vrapoi në fushë dhe kaloi të gjithë kundërshta­rët që i kanë dalë përpara duke mposhtur edhe portierin Hoxha. Interesant është fakti që një vlerësim i tillë vjen pikërisht nga mediat serbe për një lojtar shqiptar, pavarësish­t se ky i fundit ka arritur të shënojë një gol mjaft të bukur.

Interesime­t - Abazaj është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato dhe ofertat në drejtim të tij kanë qenë të shumta. Por, Luftëtari, klubi që ka në pronësi edhe kartonin e futbollist­it, shpreson që të përfitojë një shumë të majme financiare nga ky transferim që mund të shkojë deri në 250 mijë euro. Ado den Hag është ekipi holandez që ka shprehur interes konkret për mesfushori­n e avancuar. Ndërsa në Kategorinë Superiore, Partizani dhe Skënderbeu janë ekipet e gatshme për të paguar për kartonin e lojtarit. Vetë Abazaj është shprehur se dëshiron të provojë një aventurë jashtë vendit. Tomor Shehu

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania