Panorama Sport (Albania)

Malota: Falje tifozëve, 5 nuk i pësonin as të rinjtë

" emi të lumtur që drejtuesit s e pranuan dorëheqjen e Starovës"

- ILIR CARA

Mbrojtësi Renato Malota ka dalë dje para mediave dhe humbjen 5- 0 ndaj Luftëtarit e quan të pashpjegue­shme dhe si një ditë të zezë për klubin. Fillimisht ai u kërkoi falje tifozëve dhe kërkoi që ata të mos i braktisin dhe me sinqeritet pranoi se edhe ekipi i të rinjve nuk do të pësonte pesë gola.

Malota, çfarë ndodhi me Partizanin në Gjirokastë­r, pasi në fushë dukej se skuadra nuk ishte fare?

Ishte një ndeshje aspak dinjitoze nga ana jonë. Në radhë të parë dua t'u kërkoj ndjesë tifozëve të Partizanit që na kanë mbështetur fuqishëm e përherë, si brenda, edhe jashtë fushe. Dua t'i garantoj ata se lojtarët e Partizanit e ndiejnë peshën e fanellës që mbajnë veshur, e dinë se për çfarë klubi luajnë, se cilët përfaqësoj­në. Me këtë rast u bëj thirrje të mos na kthejnë shpinën, por të na përkrahin siç vetëm ata dinë, fuqishëm sepse kemi nevojë më shumë se asnjëherë për to.

Ndieni keqardhje që ishit pjesë e skuadrës në atë humbje?

Normalisht po, janë disa ndeshje të tilla që është vështirë t'i përjetosh dhe unë nuk i kisha provuar ndonjëherë. Mendoj se ishte një episod i keq, a s'e di si t'ia vë emrin.

Drejtuesit nuk e pranuan dorëheqjen e trajnerit Starova. Ju si lojtar, si e shikoni këtë vendim për rikthimin e tij?

Më bëhet qejfi që drejtuesit e klubit nuk e kanë pranuar dorëheqjen e tij. Ai, sikurse dihet, është një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri. E njeh më mirë se të gjithë ekipin dhe klubin e Partizanit. Trajneri ka besimin maksimal të të gjithë futbollist­ëve. Për këto jemi të lumtur që Starova është rikthyer dhe nuk i është pranuar dorëheqja.

Si shpjegohet kjo hum-

bje 5-0, më e thella në historinë e klubit?

Ishte një ditë e errët për të gjithë, fatkeqësi. Duhet ta harrojmë sa më shpejt.

Si mund të harrohet? Normalisht, ajo humbje harrohet duke marrë rezultate pozitive në vazhdim. Është një gjë që nuk fshihet lehtë gjithsesi. Do të japim maksimumin në çdo ndeshje në vazhdim.

A e keni diskutuar mes shokëve të skuadrës se si ndodhi ajo humbje?

Ne kemi diskutuar shumë me njëri-tjetrin për këtë humbje, por të gjithë dolëm në konkluzion­in se ishte një ditë e errët. As ne nuk e morëm vesh se si shkoi ashtu ajo ndeshje.

Si mund të shkohet te fitorja pas një disfate të tillë?

I fortë është ai që di të ngrihet edhe kur rrëzohet. Këtë gjë do ta tregojmë edhe ne shumë shpejt. Kam besim te të gjithë çunat sepse kanë karakter të fortë dhe shumë shpejt do të ngrihemi si skuadër. Nëpër emisione sportive diskutohet shumë lehtë, por te Partizani ka lojtarë që kanë luajtur në këtë klub edhe në momentet më të vështira që ka pasur ndonjëherë. Kanë sakrifikua­r edhe familjet e tyre. Një nga ata jam edhe unë.

Po, por edhe me atë ekip, Partizani nuk kishte paraqitje të tilla...

Ka gjithmonë një herë të parë. Po të luante edhe ekipi i të rinjve nuk do t'i pësonte 5 gola, por ishte një ditë e errët për të gjithë.

Vllaznia i ka hapur punë gjithmonë Partizanit, madje ndeshjet e dhjetorit kanë

folur më shumë për shkodranët. Si e shikoni këtë sfidë?

Vllaznia është një ekip që i duhen me patjetër pikët për t'iu larguar zonës së ftohtë të klasifikim­it. Do të vijnë që të marrin diçka në Tiranë. Përballë do të kenë një Partizan që do të bëjë maksimumin për të marrë tri pikët sepse në këtë mënyrë mund të shkojmë drejt objektivav­e që kemi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania