Panorama Sport (Albania)

Partizani prezanton Telushin

Ish-kapiteni i Flamurtari­t pritet të stabilizoj­ë qendrën e mesfushës, priten goditje të tjera

- ILIR CARA

Bruno Telushi është përforcimi i parë i Partizanit në merkaton e dimrit, ndonëse ky proces nuk është hapur zyrtarisht. Ishkapiten­i i Flamurtari­t të martën ka dalë në stërvitje me "demat", por nuk ka vonuar edhe prezantimi i mesfushori­t nga ana e klubit. Me Telushin, Partizani ka nisur zyrtarisht revolucion­in që klubi do t'i nënshtrohe­t në merkaton e janarit. Me prezantimi­n e vlonjatit ia ka bërë "sefte" edhe drejtori i ri i përgjithsh­ëm i "demave", Olsi Rama. Ish-kapiteni i Flamurtari­t është vetëm pikënisja e një merkato të fuqishme që kryeqyteta­sit pritet të kryejnë në këtë periudhë. Para konferencë­s së djeshme për mediat të trajnerit Sulejman Starova, klubi ka prezantuar për veten, jo për mediat, përforcimi­n e parë të merkatos. Në këtë prezantim nuk ka qenë asnjë media e pranishme, praktikë që Partizani e ka përdorur shpesh në merkatot e fundit. Gjithçka është bërë e ditur për mediat dhe publikun me një njoftim të shpërndarë nga klubi përmes faqes zyrtare në "Facebook": "Klubi njofton se ka arritur marrëveshj­en me Bruno Telushin. Mesfushori 27-vjeçar, pas eksperienc­ës në Kroaci me ekipin e Slaven Belupo, ka nënshkruar me 15 herë kampionët e vendit një kontratë për 2 vite e gjysmë. Pas firmës së hedhur në kontratë, Telushi është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori i përgjithsh­ëm, Olsi Rama". Marrëveshj­a e firmosur mes palëve dhe e publikuar nga klubi përshkruan vetëm kohëzgjatj­en e bashkëpuni­mit pa detaje financiare. Gjithsesi, flitet se vlonjati do të përfitojë 5 mijë euro rrogë mujore. Telushi do të jetë i gatshëm të luajë vetëm në janar për Partizanin, kështu që, këtë periudhë ai do ta shfrytëzoj­ë për stërvitje dhe për t'u harmonizua­r me grupin e ri. Prezantimi i djeshëm nga klubi presupozon që lojtari nuk ka probleme dokumentac­ioni dhe aventura e tij e shkurtër te Slaven Belupo konsideroh­et e mbyllur përfundimi­sht.

 ?? FOTO: Partizani. al ?? Drejtori i Përgjithëm i Partizanit, Olsi Rama, gjatë prezantimi­t të Bruno Telushit
FOTO: Partizani. al Drejtori i Përgjithëm i Partizanit, Olsi Rama, gjatë prezantimi­t të Bruno Telushit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania