Panorama Sport (Albania)

Babai flirt me Realin, ja si do paguhet Nejmari

"Tani për tani e vështirë, por në të ardhmen..."

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Babai i Nejmarit ia ka lënë derën hapur mundësisë që i djali i tij një ditë të transferoh­et te Reali i Madridit. PSG vendosi rekordin botëror transferim­it më të shtrenjtë kur solli nga Barcelona sulmuesin brazilian për shifrën e 222 milionë eurove. Por në fillim të këtij muaji, mediat spanjolle kanë nisur të flasin për një pakt mes presidenti­t të Realit, Florentino Perez, dhe babait të Nejmarit për të diskutuar mundësinë e rikthimit të talentit në Spanjë. Shumë prej futbollist­ëve të Realit, përfshirë kapitenin Ramos, kanë dalë hapur në mbështetje të një transferim­i të "O Ney"-t dhe tani është vetë Nejmar Senior, i cili është njëkohësis­ht edhe menaxheri i të birit, ai që nuk e përjashton një mundësi të tillë gjatë një interviste për "Fox Sports": "Gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen. Por tani, nuk ka asnjë mundësi që kjo të ndodhë. Nuk mund të përjashtoj që s'do të ketë negociata në 5-6 vitet e ardhshme. Nejmar sapo ka ardhur në Paris dhe ka firmosur një kontratë të gjatë. Kanë kaluar vetëm tre muaj dhe është ende herët për

të folur për një largim". Por fjalët nga e vërteta i ndajnë një det i tërë dhe Perez nuk ka ndër mend që të dorëzohet për të sjellë në Madrid "galaktikun" e radhës. Mediat spanjolle rendisin edhe një listë me tre emra: Karim Benzema, Rafael Varan dhe Hames Rodrigez, që presidenti po mendon t'i shesë me qëllim financimin e operacioni­t për të transferua­r

Nejmarin. "Diario Gol" zbulon një tjetër listë me tre emra, e propozuar nga Kristiano Ronaldo për presidenti­n, me përforcime­t që portugezi i këshillon: ai dëshiron të shohë në "Bernabeu" talentin portugez të PSG- së, Gonçalo Guedes (i huazuar te Valencia), mbrojtësin brazilian të PSG-së, Markinjos dhe portierin e Atletik Bilbaos, Kepa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania