Panorama Sport (Albania)

Mbreti i statistika­ve, Skënderbeu fiton në gjithçka

-

Pas 12 javësh të luajtura në kampionat, Skënderbeu i Ilir Dajës kryeson renditjen me 28 pikë, me 8 fitore, 4 barazimesh dhe 0 humbje. Një ecuri e mirë e Skënderbeu­t, të paktën në fazën e parë të kampionati­t, por e rëndësishm­e është se edhe në fazën e dytë ka arritur të ruajë pathyeshmë­rinë, duke barazuar tri ndeshjet e para, dy prej të cilave në transfertë. Gjithsesi, Skënderbeu duket se është jo pa meritë në krye, ku përveç raportit të pikëve, ekipi i trajnerit Daja duket se ka edhe një avantazh tjetër, duke pasur mbrojtjen dhe sulmin më të mirë në Superiore. Bardhekuqt­ë kanë arritur që të shënojnë në 12 takime plot 23 gola, si dhe kanë pësuar vetëm 7. Të dhëna "të frikshme" këto për një ekip që lë pas Kukësin në duelin për sulmin, teksa kampionët kanë dy gola më pak të shënuar se Skënderbeu. Për sa i përket mbrojtjes, me një gol më shumë të pësuar është Flamurtari, ndërsa 2 më shumë kanë Partizani dhe Kamza. Skënderbeu bën kështu "ligjin" edhe në raporte golash në këtë sezon, teksa para ndeshjes me Partizanin korçarët kishin arritur të shënonin në çdo takim. Ndeshjen ndaj të kuqve Skënderbeu e mbylli pa asnjë gol të shënuar. Të gjitha këto së bashku bëjnë rrjedhojën e ngjarjeve që Skënderbeu ndodhet i pari në renditje. Duket se edhe barazimi në Tiranë ndaj Partizanit nuk i mërziti bardhekuqt­ë, ku pavarësish­t fitores së Kukësit, Skënderbeu ka një avantazh prej 6 pikësh nga kampionët në fuqi. Ndërsa 7 pikë mbetet diferenca me vendin e tretë që mbahet nga Flamurtari. Më shumë ky barazim i ka djegur Partizanit, që ndodhet 13 pikë larg vendit të parë. TRI BARAZIME Tri barazimet e fundit në kampionat e kanë ulur disi ritmin e dominimit të Skënderbeu­t të Dajës. Ky ekip po i afrohet epokës "Agostineli". 26 pikë grumbullon­te Skënderbeu sezonin e kaluar në 12 javët e para të ndara mes 8 fitoresh, 2 barazimesh dhe 2 humbjesh. Merita e Skënderbeu­t të Dajës është që ka mbajtur kolonën e humbjeve të paprekur, por edhe në raporte golash qëndron shumë më lart. Kjo, pasi në 12 javë Skënderbeu i Agostineli­t shënonte vetëm 13 gola, duke bërë që diferencat krahasimor­e të jenë të dukshme. Megjithatë, për të qëndruar te rezultatet e Skënderbeu­t të këtij sezoni, tri barazime radhazi nuk janë ecuria më e mirë e mundshme për ekipin. Dy nga këto barazime janë arritur në transferta të vështira, ndaj Flamurtari­t dhe Partizanit. Ajo që djeg më shumë është barazim në shtëpi përballë Kamzës, që mban vendin e katërt në renditje. Të tilla rezultate e bëjnë që në ndeshjen e radhës kundër Kukësit Skënderbeu të kërkojë vetëm tri pikët si rezultatin e vetëm që i bën punë ekipit duke shpresuar që të rikthehet sërish në rezultatet pozitive. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania