Panorama Sport (Albania)

Vucaj mban “peng” autobusin, tifozët shou

Partizani s’u ndahet bardhebluv­e, “agjentë sekretë” në tribunë

- OLSI TUJANI

Klasikja e futbollit sh qiptar është servirur në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në takimin TiranaVlla­znia kanë qenë të pranishëm rreth 2000 spektatorë, mes të cilëve dy "ultras", Bujar Qamili dhe bashkëshor­tja e trajnerit të Tiranës.

- Kur skuadrat mbaruan nxehmjen para ndeshjes, Gilman Lika dhe Erjon Vucaj patën takime miqësore me Asion Dajën dhe Erando Karabecin.

- Një fragment më vonë, sërish trajneri i Vllaznisë del nga kuadrati i zonës së lejuar duke i kërkuar portierit Sherri të nisë në kundërsulm Krymin, por gardiani gabon dhe trajneri shfaq pakënaqësi.

- Në minutën e 19-të, Gjoka debaton sërish me arbitrin e katërt për një karton të padhënë sipas tij për Mavejen.

- Moment ankthi për të dyja skuadrat në minutën e 23-të, kur Gilman Lika dhe Erjon Hoxhallari përplasen me kokë dhe qëndrojnë të shtrirë për disa çaste duke pritur ndihmën mjekësore.

- Ndalesa e lojës shfrytëzoh­et nga Ze Maria, i cili këshillon kapitenin Karabeci dhe Dokën.

- Entuziazmi i tifozërisë së Tiranës arrin kulmin dhe festa e tyre vijon me flakadanë, dy prej të cilëve i hedhin brenda fushës. Kryesori ndalon lojën, por gjithçka qetësohet për rreth 40 sekonda.

- "Vëzhgim i kuq" në stadium. Të pranishëm ishin dy drejtorët e Partizanit, Preiti dhe Tomorri në tribunën qendrore. Spektator në këtë ndeshje ishte edhe sulmuesi i Kukësit, Elis Bakaj.

- Në tribunën VIP ishte i pranishëm Samuel Nikaj, trajneri i Kastriotit, i cili e ka ndjekur ndeshjen në praninë e Alban Hasanit, drejtorin teknik në Akademinë e Vllaznisë.

- Në tribunën e gazetarëve ka zgjedhur të ndjekë ndeshjen edhe këngëtari i mirënjohur shkodran, Bujar Qamili. Në momentin e mbërritjes së tij, në tribunën VIP u dëgjua fraza: "Hajde, bëjeni një gol për Bujar Qamilin".

- Ultrasit "Tirona Fanatics" kërkojnë të angazhojnë të gjithë spektatorë­t në stadium në të 36ën dhe nisin koret kundër presidenti­t: "Tirona e modhe nuk është vetëm e njonit, ne këtu veç për Tironën se ju s'na meritoni", duartrokit­et nga të gjithë.

- Në pushim, në tribunën qendrore pati një moment tensioni për disa sekonda, por gjithçka u qetësua shpejt.

- Thirrjet kundër presidenti­t

vijojnë nga ultrasit dhe tifozët në tribunë ngrihen në këmbë. Kur dëgjohet e njëjta frazë, nuk mbështesin.

- Në minutën e 58-të, kur Tirana rrezikoi portën e Vllaznisë, trajneri Gjoka kthehet nga pankina dhe ankohet për sjelljen e lojtarëve të tij: Duhet

të reagojnë, ose të ndërhyjnë, ose të bëjnë faull dhe të mos rrinë kështu që ata të godasin kaq lehtë".

- Në minutën e 72-të, kur Gilman Lika po zëvendësoh­ej, kishte katër apo pesë tifozë në tribunën përballë që e kontestuan, por më pas ishte e gjithë

tribuna qendrore që u ngrit në këmbë dhe duartrokit­i për të.

- Orelesi i merr topin Ngoosë brenda në zonën e Vllaznisë dhe e driblon. Sulmuesi i Tiranës e merr me sportivite­t dhe buzëqesh.

- Në të 88-ën, një ndërhyrje e pastër e Mavejes ndëshkohet

me faull, e cila ka sjellë irritimin e Ze Marias që ishte gati të futej në fushë. Gjithashtu, e gjithë tifozëria bardheblu u irritua ndaj kryesorit.

- Bashkëshor­tja e trajnerit të Tiranës nuk e ka kursyer entuziazmi­n në të dy golat e shënuar duke festuar në tribunën VIP.

- Ndërkohë që e gjithë skuadra e Vllaznisë ishte futur në autobus, Erjon Vucaj po bisedonte me Erando Karabecin dhe Ilion Likën. Policia detyroi autobusin që të nisej pa mesfushori­n për të hapur rrugën, por vetëm për pak metra, pasi Vucaj vrapoi për ta mbërritur.

 ??  ?? Erjon Vucaj duke biseduar me Erando Karabecin dhe Ilion Likën, ndërkohë që autobusi i Vllaznisë priti mesfushori­n.
Erjon Vucaj duke biseduar me Erando Karabecin dhe Ilion Likën, ndërkohë që autobusi i Vllaznisë priti mesfushori­n.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania