“Federata mban përgjegjësi vetëm për Kombëtaren”
Vasil Ruci, në një deklaratë për "Panorama Sport", ju ka bërë thirrje për të dhënë dorëheqjen, pasi sipas tij, "do të ishte mesazhi i qartë për ngjarjet e fundit në futbollin e sotëm dhe vetëm kështu mund të shpëtoni nderin tuaj si ish- futbollist për të mos mbetur më bashkëfajtor me çfarë po ndodh"... Faktikisht nuk e kam lexuar mënyrën si e ka drejtuar, por ruaj konsideratë për atë sportist në lidhje me kontributet që ka dhënë, për marrëdhëniet që kam pasur në lojë, edhe pse kemi qenë kundërshtarë. Referuar pyetjes suaj, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv unë jam i mendimit që FSHF-së, meritat dhe vlerësimet duhet t'i jepen në lidhje me marrëdhënien që ka me Kombëtaren. Problemi kryesor i FSHF-së është që të merret me futbollin e Kombëtares, jo që të merret me futbollin e Ligës së Parë.
Një koment për atë që është shprehur Ruci dhe kërkesës drejtuar ndaj jush?
Jam i idesë që Ruci duhet të ketë parasysh, sepse unë personalisht kam pasur shumë kontakte me drejtuesit e klubeve të Superiores. Të cilëve ua kemi bërë kërkesën sepse është edhe më komode për ata vetë që ta drejtojnë ligën dhe futbollin e luajtur. Unë faktikisht, në Komitetin Ekzekutiv mbuloj teknikën dhe nëse dikush ka informacione në lidhje me këtë, mund të shprehem. Sa i përket mënyrës si shprehet njëri apo tjetri, nuk është në etikën time personale që të shprehem. Nuk kam aspak arsye që të replikoj, sidomos me Rucin, për të cilin kam një konsideratë si lojtari më i mirë i asaj kohe.
A ju shqetëson situata e fundit në kampionat, ku duket se arbitrat po drejtojnë garën? Nuk mendoj. E them këtë sepse sapo pashë Arsenal-Totenhem dhe sipas meje, nëse do të shohim me moviolë, të dy golat ishin të parregullt. Megjithatë, një rezultat i pastër dhe u përqafuan në fund të ndeshjes. Brenda lojës ka edhe rregulla dhe nuk mendoj se janë protagonistë arbitrat për ta shtrembëruar futbollin. Them që ne kemi mungesa në organizime të tjera.
Kujt i referoheni?
Për faktin se futbolli nuk është në cilësinë e duhur dhe që bëhen këto akuza. Po t'i referohemi Vllaznisë, sepse aty e shoh veten më afër dhe më dhemb edhe më tepër. E shoh që mundohet të punohet me të gjithë mundësitë që ka akademia e futbollit dhe prodhimtarinë e saj, por e vetme nuk mjafton. Kjo, për faktin se ekipet e tjera dihet tashmë se çfarë përzgjedhjesh bëjnë. Për shembull, Skënderbeu, në krahasim me Vllazninë. Edhe me cilësinë që kanë, ata nuk japin 100 % e tyre.
Sipas jush çfarë nuk shkon me klubet?
Për mua çalon mënyra e drejtimit, sigurisht pa thënë që e ka fajin kryetarja e bashkisë. Por, ato personat që e drejtojnë duhet të jenë më profesionistë. Ose po të marrim rastin e Partizanit, unë them që është një ekip me investime të jashtëzakonshme. Është për të ardhur keq për drejtuesit, për presidentin, i cili hedh gjithë atë investim dhe në fund çfarë merr mbrapsht. Janë gjëra të ndryshme dhe nuk mund të japësh një konkluzion të saktë për njërën apo tjetrën. Unë sinqerisht merrem me biznes dhe jam pak larg. Si anëtar komiteti merrem vetëm me pjesën time, pavarësisht se neve na ngacmon sporti sepse është pjesë e jetës sonë dhe mundohemi të japim ndonjë mendim me atë çfarë shohim. Nuk është se jam personi adapt për të kthyer një përgjigje, as për Rucin dhe as për futbollin në përgjithësi.