Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës
Komisioni i Disiplinës është mbledhur të enjten për të shqyrtuar ngjarjet e javës së fundit në Kategorinë Superiore, të Dytë dhe futbollin e moshave. Mirëpo, FSHF vetëm dje publikoi vendimet.
1. FC "Flamurtari", për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 500,000 (pesëqind mijë) lekë dhe 1 (një) ndeshje pa tifozë.
2. KF "Luftëtari", për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100,000 (njëqind mijë) lekë.
3. Zyrtari i KF "Veleçiku", Klodian Harlicaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Zyrtari i KF "Oriku", Fatmir Rexha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i KF "Devolli", Staviol Treni, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti 6. Lojtari i KF "Këlcyra", Saimir Kule, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 7. KF "Gramozi", për sjellje të keqe të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të Nenit 65/3.b të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
8. Lojtari i KF "Porto" U-17, Ersiljo Djala, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (Katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i KF "Akademia" U-17, Hilmi Likollari, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 10. KF "Kastrioti" U-17, për mosparaqitje ne ndeshjen me KF "Brains" U-17 planifikuar të luhej me datë 12.11.2017, në bazë të nenit 55 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në rezultatin 3 me 0.
11. Pranimin e kërkesës së KF "Korabi" U- 17. KF "Burreli" U- 17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me KF "Korabi" U- 17 e luajtur më datë 12.11.2017 me rezultatin 3 me 0.
12. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF "Tirana" U-19, Redi Veriu; pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Redi Veriu vendoset në provë për një periudhë 6-mujore.
13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF "Tirana" U-19, Bektash Vasha; pezullimin e pjesës mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Bektash Vasha vendoset në provë për një periudhë 6-mujore.