! o i "ra on më sh më se #esi
aratono aku haka i ë pas të jithë, ! saj ë irë se "ristiano #ona do
Paraqitjet e sh qiptarëve në Ligën e Kampionëve deri më tani mund të konsiderohen më shumë sesa pozitive. Ndonëse Napoli i Hysajt e gjen veten thuajse të eliminuar pas katër sfidave të luajtura, paraqitja e tij personale, goli i shënuar nga [haka si dhe ndeshjet e Agollit kundër Atletikos së Madridit, janë mjaftueshëm arsye për ta konsideruar si pozitive paraqitjen e kuqezinjve. ST T ST T
Si për ta shtuar këtë vlerësim, është publikuar edhe një statistikë nga UE\A në lidhje me metrat e përshkruara në fushë nga lojtarët e secilës skuadër pjesëmarrëse në fazën e grupeve. Mesfushori i Bazelit, Taulant [haka, renditet si për koeçidencë ne vendin e 34-t, sa edhe numri i fanellës së tij, me 42689 metra të përshkruara në katër sfida që është aktivizuar me një total prej 343 minutash. "Luftëtari" i zviceranëve i lë pas tre shqiptarët e tjerë, Hysajn, Ahmedin dhe Agollin si dhe një sërë kampionësh dhe emrash të mëdhenj. Pas [hakës, janë edhe emra si Antuan Grizman me 42689 metra të përshkruara apo edhe Serxhi Roberto që ka vrapuar vetëm 30559 metra. M S H RO O Mjaft të përmendet që kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, renditet në vendin e 205-të dhe ka përshkruar më shumë metra sesa edhe Lionel Mesi. Kapiteni kuqezi është aktivizuar në vetëm 3 ndeshje me Karabakun duke qenë se sfidën e parë e ka humbur për shkak të dëmtimit, sërish metrat e bëjnë një prej maratonomakëve. Eleid Hysaj renditet i 103-ti me 38229 metra të përshkruara
dhe Ahmedi i 183-ti me 31479 metra. Në listën e futbollistëve, të rëndësishëm që mbesin pas shqiptarëve është edhe Kristiano Ronaldo, që renditet në vendin e 125-të me 36870 metra të përshkruara në katër ndeshjet e fazës së grupeve deri më tani.